LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Sveçla vizitojnë Inspektoratin Policor, kërkojnë trajtim të paanshëm dhe profesional të rasteve të pranuara

Kurti e Sveçla vizitojnë Inspektoratin Policor, kërkojnë trajtim të paanshëm dhe profesional të rasteve të pranuara

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizituan Inspektoratin Policor të Kosovës, ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

Në takim u prezantuan angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023 si dhe prioritetet e vitit 2024.


“Profesionalizmi dhe angazhimi i Inspektoratit Policor të Kosovës reflekton në efikasitetin dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara”, vijon tutje komunikata.

Duke shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre, Kurti e falënderoi Inspektoratin dhe përfaqësuesit për bisedën dhe përkushtimin e vazhdueshëm dhe ofroi mbështetjen e mëtutjeshme në realizimin e detyrave të tyre./Telegrafi/