Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës se Kryeministrit.
Kurti tha se shumëçka ka ndryshuar prej takimit të fundit, i cili është mbajtur 6 muaj më parë dhe se nga atëherë ka vazhduar tryezat me komunitetet joshumicë në Kosovë – me komunitetin kroat, goran dhe boshnjak, me përfaqësuesit e komunitetit ashkali që shënojnë ditën e flamurit të tyre dhe me mësuesit turq në shkollat e Prishtinës.
Më tutje, kryeministri Kurti tha se dëgjohet vazhdimisht nga anëtarët e komunitetit me të cilët takohen, se sa kritike është nevoja për punësim, prandaj, shtoi ai, kemi zgjedhur si temë për sot mënyrat se si masat aktive të tregut të punës mund t’i ndihmojnë komunitetet e Kosovës.
Ai kujtoi një takim, që kishte pasur me një të ri goran nga Dragashi, baba i dy fëmijëve dhe se gruaja e tij kishte talent për artizanat dhe dëshiron të fillojë biznesin e saj, por nuk mund të gjenin fonde.
“Platforma jonë e re Superpuna ofron mundësi punësimi, ku qeveria jonë subvencionon pagat për 6 muaj për të rinjtë nga të gjitha komunitetet nga 18 deri në 25 vjeç; diçka që jam i kënaqur që kabineti im ka mundur t’i dërgojë informacion për këto mundësi atij çifti të ri të papunë nga Dragashi”, tha Kurti.
Kryeministri përmendi që janë siguruar 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike, të cilët mund të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.
“Zyra për çështje të komuniteteve po ashtu ofron 5 bursa këtë vit për studentët nga komunitetet joshumicë për të studiuar në programin e ballkanistikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar aftësitë dhe kualifikimet që do të mundësonin punën si një prej përkthyesve shqip-serbisht me siguri të nevojshme”
“Qeveria jonë ka trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel dhe ne duam tu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës aq sa duhet”, tha kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen