LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dialog nuk mund të bëjnë ekstremistët

Kurti: Dialog nuk mund të bëjnë ekstremistët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se me letrën e presidentit të vendit Hashim Thaçi drejtuar presidenti amerikan Donald Trump më 8 janar të këtij viti, presidenti Thaçi e ka sabotuar vetveten.

Duke risjellë në vëmendje letrën e Thaçit dërguar Trumpit, Kurti thotë se njërin nga paragrafët e letrës, presidenti i Kosovës ka shprehur edhe vullnetin edhe gatishmërinë për të bërë kompromis për një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.


Kurti shprehet se nuk mund të dialogojnë ekstremistët, dhe se ekstremistët nuk janë vetëm ata që refuzojnë dialogun por edhe ata domosdoshmërisht duan marrëveshje.

Postimi i plotë i Kurtit:

Si e sabotoi Presidenti vetveten

Katër muaj u bënë sot nga letra të cilën Presidenti i Kosovës ia dërgoi Presidentit të ShBA-ve, z. Donald Trump. Paragrafi 3 ishte interesant aty, andaj le ta përkujtojmë: “Më lejoni t’ju siguroj personalisht se si President i Kosovës unë do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm të bëj kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar…”.

Pra, edhe i gatshëm edhe i vullnetshëm për kompromiset e nevojshme! Jovetëm i gatshëm, por edhe i vullnetshëm. Jo ndonjë kompromis, por kompromiset e nevojshme. Me këso gatishmërie e dëshire nuk mund të ketë dialog e marrëveshje, por veçse pazar (personal) për kapitullim (shteti). Kur je tepër fleksibil karshi Serbisë, kjo tashmë nuk paraqet më fleksibilitet, por nënshtrim e dorëzim. Rrjedhimisht, nuk mund të ketë dialog me këso gatishmërie e vullneti paraprak për kompromiset e nevojshme.

Dialog nuk mund të bëjnë ekstremistët. Dhe, ekstremist nuk është vetëm ai që a priori nuk do dialog, por edhe ai që a priori do marrëveshje. Pra, ekstremist është pikërisht ai që pranon gjithçka duke kërcyer te ujdia pa negociata fare. Me këtë ekstremizmin e tij, Presidenti i Kosovës sabotoi vetveten. Sepse me servilizëm kaq të sforcuar s’mund t’i pëlqesh dot askujt.

Megjithëkëtë Presidenti ka dashur të na e bashkojë Luginën me Kosovën? E kam dëgjuar në konferenca shtypi në Prishtinë, nuk e pashë në këtë letrën e 8 janarit që ia nisi Presidentit Trump në Washington D.C.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori