LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ambasadorin jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve  

Kurti dhe ambasadorin jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman u takuan sot për të diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në njoftimin për media thuhet se mbështetja e Kanadasë për Kosovën dhe popullin e saj ka filluar herët, në momentet më kritike, dhe nuk ka reshtur për asnjë moment.


Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin kanadez për pranimin e 7 mijë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e dhënë në luftimin e COVID-19.

Kurti shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, teksa veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftimit kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, ballafaqimit me të kaluarën, dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.

Për ambasadorin Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, kjo ishte vizita e parë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, u shpreh ambasadori Bowman. Ai theksoi se demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe tregu i lirë janë vlera të përbashkëta të Kanadasë dhe Kosovës.

Të udhëhequra nga këto vlera, Kosova dhe Kanadaja janë dy vende që janë dëshmuar me mikpritjen e refugjatëve nga Afganistani.

Kryeministrit Kurti dhe ambasadori Bowman po ashtu diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë, sidomos në fushën e teknologjisë informative, ku Kosova ka shumë potencial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori