LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ajo që mund të ngjajë pas disa javësh ose muajsh, mund t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme

Kurti: Ajo që mund të ngjajë pas disa javësh ose muajsh, mund t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm për Kosovën.

Gjersa foli për çështjen e dialogut dhe opsionin për shkëmbim territoresh me Serbinë, Kurti tha se ajo që mund të ngjajë pas disa javësh ose muajsh mund t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme, raporton “Zëri.info”.

“Javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm. Ajo që mund të ndodhë në javët dhe muajt në vijim mund të ketë pasoja për vite të tëra, mos të thënë dekada. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm”, deklaroi Kurti.

Në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, lideri i LVV-së ka thënë se shqiptarët e Luginës kanë paguar çmimin më të lartë përgjatë viteve.

“E keni paguar çmimin më të lartë sepse keni mbetur edhe jashtë Kosovës dhe jashtë Shqipërisë. Kosova ka një flamur ku nuk e shihni veten. Juve, edhe Tirana e edhe Prishtina iu ka më së shumti borxh”, shtoi ai.

Ndërkohë, teksa foli për opsionin e shkëmbimit të territoreve, Kurti tha se deklaratat e tilla ngjajnë sikurse termat e ekonomisë, të cilat sipas tij, janë të papranueshme.

“Besojmë që fjala shkëmbim, fjala këmbim, që i përket gjuhës së tregut në ekonomi, nuk është e pranueshme për një çështje jetike kombëtare, siç është ajo e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pra nuk do t’iu besojmë atyre pazargjinjvje në politikë, që flasin për tokat që i përkasin gjithë kombit”, potencoi ai.

Sipas tij, përcjell Zëri, opsioni për shkëmbim territoresh pos që është i papranueshëm, është edhe plotësisht i padrejtë për shqiptarët.

“Arsyeja pse neve po na duket që bëhet fjalë për një mashtrim të ri vjen nga fakti se gjithçka po tregon se ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve më shumë është në funksion të një lloj të krijimit të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, gjë që nuk po duket askund në horizont. Është e rëndësishme të theksohet se paralelizmat e tillë nuk janë të drejtë”, ka theksuar ai.

Kjo pasi sipas tij, shqiptarët janë vendas sikurse në Kosovën Lindore, ashtu edhe në veri të Ibrit.

“Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Kosovën Lindore. Një qasje e tillë e pazarit nuk mendoj që na nevojitet. E kur këtë e thonë ata të cilët nuk iu kanë marrë as në bisedime të Rambujesë, as të Vjenës, as të Brukselit, besoj që nuk ka nevojë të kuptohet që mashtrimi i ri është nga dallavergjinjtë e vjetër”, ka potencuar ai.

Kurti tutje, ka konsideruar se motivi i Serbisë është të jetë sa më afër BE-së, kurse motivi i pushtetarëve në Kosovë siç ai është shprehur, është që të jenë sa më larg gjykatës Speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori