Kryeministri, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mori pjesë në mbledhjen e kryesisë së partisë me koordinatorët e rinj të qendrave.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikatë nga LVV, në hapje të mbledhjes, Kurti uroi koordinatorët e rinj për detyrën e marrë, duke theksuar rëndësinë që ata kanë në udhëheqjen e procesit të brendshëm zgjedhor në këtë fazë të re ku organizata ka një mbështetje kaq të madhe popullore.
“Viti 2022 nuk do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare e lokale, por vit i zgjedhjeve brenda Lëvizjes sonë”, citohet Kurti.
“Në fund të fjalës, Kurti ka njoftuar mbi punët dhe të arriturat e qeverisë me theks të veçantë ndryshimin për të mirë të të gjithë parametrave ekonomik, luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe procesin e suksesshëm të vaksinimit ku prej zero vaksinave në fillim të mandatit sot pas njëmbëdhjetë muajsh jemi liderë në rajon”, thuhet në komunikatë.
Në pjesën e dytë të mbledhjes bëhet e ditur se janë diskutuar detyrat kryesore të Koordinatorit dhe të Grupit Punues, ku Koordinatorët e rinj do të jenë bartës të këtij procesi të brendshëm zgjedhor.
Është diskutuar po ashtu itinerari i mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme sipas dinamikës së përcaktuar nga vendimi i fundit të Këshillit të Përgjithshëm.
Krahas procedurave të parapara me statutin e Lëvizjes Vetëvendosje, këto zgjedhje, për dallim nga zgjedhjet e tjera të mbajtura përbrenda VV-së, do të sjellin në jetë edhe dy organe tashmë statutore, atë të Gruas për Vetëvendosje dhe Rinisë për Vetëvendosje.
“Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke i uruar punë të mbarë koordinatorëve dhe grupeve punuese nëpër secilën qendër, fton anëtarësinë dhe qytetarët të angazhohen gjatë këtij procesi të brendshëm zgjedhor në mënyrë që mbështetjes së madhe për subjektin tonë t’ia shtojnë edhe angazhimin përbrenda organeve të saj. Lëvizja jonë, Lëvizja e qytetarëve të Republikës do të mbetet përherë infrastrukturë e popullit përmes së cilës do të çojmë përpara ndryshimet e nevojshme për vendin, ato për të cilat angazhohemi pareshtur”, thuhet në komunikatën e LVV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH-Sela: Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet