LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: 2 prillin ta shndërrojmë në ditë të përditshme për personat me autizëm

​Kurti: 2 prillin ta shndërrojmë në ditë të përditshme për personat me autizëm

Me pankartat “Fëmijët me autizëm nuk ju injorojnë, ata presin të hyni në botën e tyre”, “Autizimi thërret: Bëjeni Ligjin për Gjithëpërfshirje”, “Autizmi është veçanti, nuk është uniformë”, sot, fëmijët bashkë me kryeministrin, përfaqësues të shoqatës “Autizmi” dhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës dekoruan pemën pranë qeverisë, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua se do të punojnë për mbrojtjen, për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta.


Ai tha se në këtë vit do të punësojnë edhe 300 asistentë dhe pedagodë në shkolla, që do të kujdesen për personat dhe fëmijët me autizëm.

Kryeministri i inkurajoi ndërmarrësit në sektorin privat që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara.

“Në vitin 2022, i patëm punësuar 100 asistentë në shumicën e shkollave në vend për fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërkaq këtë vit do të punësohen edhe 300 të tjerë përfshirë edhe pedagogët të cilët do të kujdesen për personat me autizëm, për fëmijët me autizëm. Në vitin e kaluar kemi punësuar 239 persona me aftësi të kufizuara, 120 gra dhe 119 burra, dhe ne dëshirojmë që këtë ta vazhdojmë edhe në vijim dhe inkurajojmë të gjithë ndërmarrësit në sektorin privat që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara, sepse edhe Qeveria e ka masën 1.6, të mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara me idenë që për 6 muaj paga e punëtorit që është me aftësi të kufizuara të subvencionohet me 270 euro në muaj.”, tha ai.

Kurti tha se duhet të punojnë për krijimin e kushteve sa më të mira për personat me aftësi të kufizuara.

“Duhet të punojmë bashkërisht edhe si institucione dhe si shoqëri për krijimin e kushteve sa më të mira për personat me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë 2 prilli të mos jetë vetëm dita botërore e autizmit, por ta shndërrojmë në ditë të përditshme të angazhimit dhe të përkushtimit tonë për personat me autizëm që janë fëmijë të të gjithë neve e jo vetëm të familjeve të tyre.”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se duhet punuar që fëmijët, personat me me autizëm të jenë pjesë aktive e shoqërisë.

“Është me rëndësi të madhe që qeveria t’i kalojë këto dy ligje, pra ligjin e gjithpërfshirjes e po ashtu edhe ligjin tjetër, i cili siguron që mirëqenia sociale, pra të kemi mundësi që të bëjmë një ndihmë të drejtpërdrejtë, direkte të ju ndihmojmë organizatave joqeveritare në mënyrë që edhe t’i inkuadrojmë këta fëmijë, këtë komunitet, faktikisht edhe të rriturit në të njëjtën kohë, t’i bëjmë edhe pjesë e komunitetit edhe nëpër shkolla. Po ashtu, nëse ne investojmë prej fëmijërisë, mundemi që të gjithë këta të jenë aktivë edhe kur të rriten pra, të munden edhe me u punësu, pra të jenë pjesë aktive e shoqërisë tonë. Këtë ne e synojmë, këtë e dojmë, për këtë edhe sot jam këtu së bashku me organizatat joqeveritare.”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës për Autizëm, Cen Krasniqi u shpreh se trajtimi i autizmit për kushtet në Kosovë është sfidë e shumfishtë.

Ai tha se qeveria dhe e tërë shoqëria duhet të jenë më të vetëdijshëm se nevojat e tyre janë të mëdha.

“Edhepse autizmi na përcjell tërë jetën, ne shfrytëzojmë 2 prillin t’i rikujtojmë kontribuesit dhe sfidat që na përcjellin si dhe ta sensibilizojmë shoqërinë dhe institucionet për nevojat tona. Trajtimi i autizimit është sfidë edhe botërore, e për kushtet tona është shumë më e shumfishtë….Përkundër vullnetit të shprehur të institucioneve qeveritare, e me theks të veçantë në qeverinë aktuale, neve jemi të vetëdijshëm edhe mundësitë janë të kufiziuara. Por, edhe qeveritë edhe mbarë shoqëria duhet të jenë më të vetëdijshëm se nevojat tona janë shumë më të mëdha. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por mundësi dhe thjesht të drejtat tona”, u shpreh ai.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë, e cila do të shënohet edhe në Kosovë është vendosur më 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori