LAJMI I FUNDIT:

Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian

Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi sot me përfaqësuesit e komunitetit rom. Në një tryezë të organizuar, Kurti përmendi disa zhvillime që siç tha janë pozitive për komunitetin.

Ai veçoi vendimin e Qeverisë për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për dhënien e 100 bursave për nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në Fakultetin e Edukimit.


Po ashtu, përmendi edhe ndarjen e 500 bursave shtesë nga Ministria e Arsimit për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve.

“Kryeministri foli edhe për programin për 100 praktikantë, me prioritet për komunitete, që tash janë të angazhuar në ministritë dhe komunat. Ai tha se më vonë gjatë vitit do ta kemi edhe një konferencë, ku aty mund t’i ndajnë përvojat e tyre për të inkurajuar të tjerët prej komuniteteve, të kontribuojnë me aftësitë e tyre, me dijen e përvojën e tyre nëpër institucione”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë muajve të verës, thuhet se Zyra për Çështje të Komuniteteve do ta shpallë thirrjen e radhës për grante për aftësim dhe punësim të komuniteteve, sepse “ky është prioritet si për Qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet”.

“Zyra për Çështje të Komuniteteve i ka 1.5 milion euro për ndarjen e granteve për komunitetet sivjet, dhe organizata joqeveritare dhe media rome kanë aplikuar për fonde në thirrjen e fundit të Zyrës. Një e arritur që u përmend është “Platforma digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që është lansuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në Zyrën e Kryeministrit”.

“Ju ftoj që t’i inkurajoni anëtarët e tjerë të komunitetit ta shfrytëzojnë, ashtu që institucionet ta kenë një pasqyrë sa më të qartë se ku po ndodhin shkeljet. Nuk mund të kemi respektim të ligjit për një qytetar të një komuniteti e mosrespektim për një qytetar tjetër të një komuniteti tjetër. Sepse barazia e qytetarëve është e garantuar në republikë, theksoi kryeministri”.

U tha se të gjitha këto, dhe shuma masa të tjera, janë përfshirë në “Strategjinë për komunitetet rom dhe ashkali”, që është përgatitur nga Zyra për Qeverisje të Mirë, pas konsultimeve me komunitetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori