LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Serbia e ka humbur “kartën” në raport me ndërkombëtarët

Kurteshi: Serbia e ka humbur “kartën” në raport me ndërkombëtarët

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ka deklaruar se zgjedhjet në veri ishin legjitime dhe demokratike, edhe pse u bojkotuan nga pjesa më e madhe e qytetarëve të atyre komunave.

Ai në “Five”, tha se Serbia e ka humbur “kartën” para faktorëve ndërkombëtarë, teksa tha se Kosova, vazhdimisht, ka gjetur mbështetje sa i përket organizimit të zgjedhjeve.


“Para faktorëve ndërkombëtarë e ka humbur kartën, në lidhje me këto veprimeve të fundit rreth zgjedhjeve. Mirëpo, sepse mendoj që gjitha institucionet ndërkombëtare, miqësore apo jo shumë, e kanë edhe intimisht dhe publikisht, i kanë dënuar dënimet e Serbisë, sepse është ndërhyrje në sovranitetin e një vendi, sidomos në sovranitetin që garanton të drejtën demokratike, për këtë janë të ndishme shtetet demokratike”, tha ai.

Kurteshi theksoi se edhe ndërkombëtarët e dinë se zgjedhjet nuk u mbajtën nën rrethanat më të mira të mundshme, por sipas tij, ato u mbajtën sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.