LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Haliti bën interpretime të gabueshme të ligjeve

Kurteshi: Haliti bën interpretime të gabueshme të ligjeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, iu ka kundërpërgjigjur kryesuesit të seancës Xhavit Haliti, duke thënë se bën interpretime të gabueshme të ligjeve.

I gjithë debati ndodhi rreth ligjit për pensione në seancën e Kuvendit të Kosovës.


“Unë i dëgjova krejt dhe nuk po të them faleminderit se vonesa është e qëllimshme dhe atë që e mendon duhet edhe me thënë dhe nuk ka ndonjë frikë këtu. Interpretimin e bëtë nga ajo pozitë dhe bën interpretime të gabueshme të ligjeve….. Fajin nuk është te pensionistët, faji është të qeveritë tona dhe të delegacioni që ka hequr këtë çështje nga rendi i ditës për biseda me Beogradin sepse kjo është një arsye, kusht që duhet të nderprehen çdo bisedim me Beogradin pa u kthyer prona e Kosovës që është e vjedhur”, ka thënë ai.

Sipas tij, është Këshilli i ministrave që përcjell zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane, dhe qeveria kurrë nuk ka kërkuar nga ky këshill se a është zbatuar ky vendim.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se nuk e ka të qartë a kanë marrë pensione pensionistët e Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe sa janë shpenzuar fondet rezervë që kanë qenë të Kosovës për pensionistët e Kosovës.

Nga foltorja e kryeparlamentarit, Haliti foli për këtë çështje, por ndërkohë gjatë fjalimit të tij, i ndërhyri deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismalj Kurteshi.

“Edhe kam të drejtë me diskutu, jo vetëm ju, rri o burrë aty, nuk po të pyes ty, unë e kam diskutimin tim, ti e ki tëndin edhe pak, ty nuk të pëlqen mua po, në foltore time jam, në mikrofon tim. Kam të drejtë me disktu aktualisht jam kryeparlmentar këtu”, tha ai./KP/