LAJMI I FUNDIT:

Kursimi i ujit të pijshëm, domosdoshmëri

Kursimi i ujit të pijshëm, domosdoshmëri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se janë disa lagje që tanimë kanë filluar ta ndjejnë mungesën e ujit, pasi keqpërdorimi i ujit nga persona të pandërgjegjshëm ka filluar.

Për këtë arsye, KRU ”Prishtina”, ka apeluar te Inspekcioni i Kuvendit Komunal të Prishtinës, përfshirë edhe inspekcionet e komunave të tjera në zonën e shërbimit, që të veprojnë si viteve paraprake, nxjerrjen e një urdhërese administrative për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm, në të cilën urdhëresë do të përcaktoheshin edhe gjobat për personat fizik dhe juridik që zihen në flagrancë duke e keqpërdorë ujin.


KRU ”Prishtina”, nëpërmjet një komunikate thotë se jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë kanë filluar të rriten kërkesat për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit.

“Keqpërdorimi i ujit të pijshëm ka filluar. Lagjet e kryeqytetit që kanë filluar të ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm janë: Lagjja ” Nic ”, Lagjja “ Qëndresa”, Lagjja” Sofalia ”, pika të larta të fshatit Hajvali ( zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit). Kapacitetet momentale prodhuese janë maksimale, shpërndarja e ujit nga ana jonë po bëhet në mënyrë të barabartë, por keqpërdorimi i ujit nga persona të pandërgjegjshëm veç ka filluar, saqë këtë e dëshmon më së miri mungesa e tij në lagjet e lartëcekura. Apelojmë te Inspekcioni i Kuvendit Komunal të Prishtinës, përfshirë edhe inspekcionet e komunave të tjera në zonën e shërbimit, që të veprojnë si viteve paraprake, nxjerrjen e një urdhërese administrative për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm, në të cilën urdhëresë do të përcaktoheshin edhe gjobat për personat fizik dhe juridik që zihen në flagrancë duke e keqpà «rdorë ujin. Ujë për pije, higjienë dhe nevoja të tjera elementare ka mjaftueshëm, por assesi për destinime tjera të paarsyeshme. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është mëse i domosdoshëm”, thuhet në komunikatë.

KRU”Prishtina”, po ashtu ka rekomanduar hapat që mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit?

• Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

• Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

• Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

• Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

• Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

• Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,

• Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

• Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

• Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për t’a shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

• Ujin mund t’a zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

• Nëse i përmbaheni këtyre këshillave , sidomos në këtë periudhë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. do t’a furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime. /Telegrafi/