LAJMI I FUNDIT:

Kursi i këmbimit në Shqipëri, eksperti: Ekuilibër i ri strukturor, ndikim turizmi dhe dërgesat e emigrantëve

Kursi i këmbimit në Shqipëri, eksperti: Ekuilibër i ri strukturor, ndikim turizmi dhe dërgesat e emigrantëve

Eksperti i ekonomisë Prof. Ardian Civici shpjegoi se kursi i këmbimit valutor në tregun e Shqipërisë, sot është në një ekuilibër të ri strukturor, që në një farë mënyre do të jetë i tillë në afatmesëm, për disa muaj në vijim.

Cicivi u shpreh për ATSH-në, se “për një periudhë 12-19 mujore, kurs i këmbimit valutor qe ne kemi sot i lekut me euron, rezulton se ka zbritur vlera e euros në mënyrë pothuajse konstante duke u zhvlerësuar 10-11 % në raport me lekun”.


Sipas tij, natyrisht faktorët nuk janë as të çastit, as rastësor, por janë një sërë elementesh që kanë bërë që në tregun monetar valutor shqiptar, të prishet ekuilibri midis lekut dhe euros. Si pasojë e sasisë së lartë të valutës që ka qarkulluar në tregjet monetare, janë forcuar pozitat e lekut dhe euro është dobësuar.

Nëse do t’i rikthehemi disa lloje të masave Civici tha se, “të gjitha masat kanë të bëjnë ose me zvogëlimin e masës monetare euro në qarkullim, ose me shtimin e masës monetare në lekë, për të balancuar këtë ekulibër”.

Ai tha se, “vendimit e fundit të BSH për të blerë një sasi të konsiderueshme eurosh për të shtuar rezervën valutore të vendit, natyrisht që japin një efekt, por është efekt që shuhet pas disa javësh”.

“Faktor tjetër që ka ndikuar në luhatjet e tregut valutor është dhe sezoni turistik, që konsiderohet si një bum, për hyrjen e euros, sepse 90% e turistëve vijnë nga eurozona apo vende që përdorin euron si monedhë. Gjithashtu ndikim ka dhënë dhe përfundimi i sezonit që këtë vit është më i zgjatur dhe po shkon deri në fund të shtatorit ose mes tetori, por shto këtu edhe rritjen e invetimeve të huaja direkte dhe remitancat që janë relativisht konstante si dhe faktorë të tjerë”, vijoi Civici.

“Mendoj se ne duhet të mësohemi me një ekuilibër të ri midis euros dhe lekut, që varion 1 euro me 104 deri në 110 lekë dhe kjo luhatet sipas sezoneve, por nuk mendoj që të ketë më rikthime të shpejta në ato kurse këmbimi të 10 apo 15 muajve më pare, ndaj nuk mendoj se rënia e euros do të vijojë dhe të mund të kemi edhe tejkalim të atyre kufijve minimal që patëm gjatë muajve qershor- korrik”, theksoi Civici.

Eksperti i ekonomisë u shpreh, se ekuilibri i ri strukturor në një farë mënyrë është në afatmesëm dhe beson se do të jetë për disa muaj, pa ndryshuar elementët strukturorë.

“Kursi mund të ketë luhatje ditore ose javore, por mendoj që do të rrijë brenda këtij intervali”, tha Civici. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori