LAJMI I FUNDIT:

Kurat popullore për gjëndrat tiroide

Kurat popullore për gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi), gjenden në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij.

Dr. Hysni Dankshi

Me fjalën metabolizëm, shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si edhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit.


Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, kanë dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Të sëmurët me gjëndra tiroide preken shpejt, qajnë për hiç gjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.

Struma

Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide, shfaqet më tepër tek gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe mënyra të ndryshme. Për shembull, gjëndrat zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht.

Gusha endemike (struma), quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjëndrat tiroide me mungesë jodi gjenden tek personat në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit, në bregdet. Ka raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim, sesa ato me mungesë jodi.

Kurimi për mungesë jodi

Në 1 litër raki të fortë rrushi 18 gradë, tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhen 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan, 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Kjo është metoda për personat që vuajnë nga mungesa e jodit.

Personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me bohçen e saj, që çliron jod me grykë hapur nga darka në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Pra në vjeshtë, kur është dhe stina e këtij fryti, të hahen një orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë.

Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 minuta; ky lëng pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje esëll në mëngjes.

Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në det, që ka shumë jod, dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori