Kur do t'i kryejë Delap testet mjekësore te Chelsea

Sulmuesi i Ipswich Town, Liam Delap, është gati t’i bashkohet Chelseat.
Lojtari i kombëtares angleze U21 po zgjedh “Blutë” në vend të një oferte rivale nga Manchester United.
Chelsea e ka informuar Ipswichin se do të përmbushë klauzolën e blerjes prej 35 milionë eurosh të Delap dhe vizitat mjekësore janë planifikuar për të hënën, raporton Athletic.
Së bashku me statusin e Chelseat në Ligën e Kampionëve, gjithashtu çelësi i marrëveshjes është prania e trajnerit të Blues, Enzo Maresca.
Maresca punoi me Delap brenda sistemit të akademisë së Cityt.
Ky veprim do të shohë gjithashtu Cityn të marrë 30 për qind të tarifës së Delap si pjesë e shitjes së tyre një vit më parë te Ipswich. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































