LAJMI I FUNDIT:

Kujtesa rikthen magjinë e Ligës së Kampionëve në ekranet tuaja, sa shumë ndeshje të zjarrta

Kujtesa rikthen magjinë e Ligës së Kampionëve në ekranet tuaja, sa shumë ndeshje të zjarrta

Liga e Kampionëve 2019/20 është vendosur të përfundojë në një mini turne 12-ditor pas pezullimit të sezonit për shkaqe sigurie të shkaktuara nga COVID-19, në mes të raundit të 16-të.

Ndeshjet e dyta, të transmetuara ekzkluzivisht në KUJTESA, të martën me 10 mars dhe të mërkurën me 11 mars, ishin ndeshjet e fundit që u luajtën. Atletico Madrid, PSG, RB Leipzig dhe Atalanta të gjitha kaluan në fazën çerekfinale, ndërsa kampioni aktual Liverpooli dhe Tottenhami ishin në mesin e skuadrave që u eliminuan. Real Madrid, Chelsea, Juventusi, Barcelona janë disa nga ekipet që ende nuk e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

UEFA ka planifikuar ta përfundojë garën përmes një mini-turneu 12-ditor duke i pritur të gjitha çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen në gusht. Ky ‘mini turne’ do të fillojë pasi të jenë përfunduar ndeshjet e dyta të raundit të 16-të, të cilat të gjithë abonuesit e KUJTESA do të kenë mundësi t’i ndjekin në kanalet sportive KSPORT.

Katër ndeshjet që kanë mbetur nga raundi i 16-të i ndeshjeve janë parashikuar të luhen më 7 dhe 8 gusht. Shpresohet që ndeshjet e kthimit do të luhen në stadiumet e tyre të rregullta, kështu që Man City do të presë Real Madridin në Etihad dhe Chelsea do ta vizitojë stadiumin Allianz Arena për t’u përballë me Bayern Munichun.

Dy stadiume në Lisbonë janë vendosur për të pritur të gjitha ndeshjet e mbetura pas dyerve të mbyllura, me çerekfinalen që do mbahet mes 12-15 gushtit, gjysmëfinales me 18 dhe 19 gusht, dhe finalja e planifikuar për 23 gusht në Estádio Sport Lisboa e Benfica apo siç njihet ndryshe si Estadio da Luz.

Një ndryshim në formatin e Ligës është që për ndeshjet e çerekfinales edhe gjysmëfinales do të luhen vetëm nga një ndeshje, pra nuk ka lojë të kthimit dhe humbësi eliminohet direkt.

Ndërsa për vitin 2020/21 UEFA Liga e Kampionëve do të ndryshojë datat e fillimit të sezonit për t’u përshtatur me ekipe, ku ndeshjet e ‘play-off’ do të mbahen me 22/23 dhe 29/30 shtator dhe faza e grupeve do të fillojë me 20/21 tetor.

Të gjitha ndeshjet e sezonit 2019/20 edhe 2020/21 mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën e KUJTESA.

Artikull i sponzorizuar