LAJMI I FUNDIT:

Kur në hije të shkencës fshihej një projekt ushtarak: Baza nukleare që rrezikon një katastrofë! (Foto/Video)

Kur në hije të shkencës fshihej një projekt ushtarak: Baza nukleare që rrezikon një katastrofë! (Foto/Video)

Historia është një nga ato si të James Bond-it. Një operacion ushtarak i kryer në sekret të madh poshtë shtresës së akujve të Groenlandës.

Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me skenarin e një filmi, por me një ngjarje të vërtetë të ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë, në përplasjen mes SHBA-së dhe aleatëve të saj dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo armiqësi e rrezikshme zyrtarisht u mbyll në 1991, atëherë kur ra edhe “Muri i Berlinit”.


Kampi “Century” u ndërtua nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së SHBA-së në 1959 shkruan revista italiane “Fokus”.

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)
Lexo po ashtu Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Kemi të bëjmë me një qytet të nëndheshëm, qëllimi zyrtar i të cilit ishte ai për të ndërmarrë kërkime shkencore nën shtresën e akullt. Por në hije të shkencës fshihej projekti “Iceworm”, një bazë për lëshimin e raketat balistike.

Projekti u çua përpara deri në vitin 1967. Pjesa më e madhe e instalimeve të nëndheshme u montuan, e megjithatë SHBA-ja vendosi që të braktiste kampin “Century” sepse vazhdimisht rritej dendësia e akujve mbi bazë.

Në atë kohë, përcjell GSH, ndërmjet studiuesve dhe shkencëtarëve ishte e përhapur shumë ideja, se Toka po futej në një epokë të re akullnajore, dhe përgjegjësit e projektit kishin frikë se ekspansioni i akujve mund ta shtrëngonte dhe dëmtonte bazën.

c111

Pasojat e luftës

Tani situata është totalisht e ndryshme. Sipas shumë parashikimeve, gjatë 2090 do të shkohet në një gjendje atmosferike ku sasia e borës që do të depozitohet në planet do të jetë më e ulët se ajo që do të shkrihet.

Krimet e pabesueshme të cilat kishin habitur të gjithë, madje edhe policinë!
Lexo po ashtu Krimet e pabesueshme të cilat kishin habitur të gjithë, madje edhe policinë!

Nga këtu problemi

Brenda një shekulli është e mundur që gjithçka u krijua dhe materialet e rrezikshme të depozituara në një dekadë në bazën sekrete, të mund ta ndotin plotësisht ambientin.

Mbeturina të çdo lloji, gazolinë, ndotës organikë si PCB-ja, substancë e përdorur nga ushtarakët në bojëra dhe mbeturina radioaktive të prodhuara nga gjeneratori nuklear i kampit mund të përhapen në një ambient shumë delikat nga pikëpamja ekologjie.

Përveç të gjitha problematikave të lidhura pikërisht me ringrohjen globale, kjo situatë mbart me vete të tjera shqetësime. “Gjendja mund të çojë në tensione të reja politike, sidomos mes SHBA-së dhe Danimarkës”, pohoi Liam Colgan, i “York University” të Torontos, që koordinoi studimin e publikuar në “Geophysical Research Letters”.

Kërkimi ka ndërtuar dy skenarë. I pari parashikon një rritje të temperaturës mesatare tokësore me 5°C deri në 2100 e kjo do të sillte shkrirjen e akujve dhe një ndotje të madhe të të gjithë zonës deri në 2090.
I dyti bazohet në një shtim më të vogël të temperaturës dhe kjo do ta shtyjë ndotjen e zonës me substancat e dëmshme.

Por pavarësisht kohës, shkencëtarët thonë se herët e vanë këto material dot ë bëjnë dëme. Koha për të bërë pastrimin është, por a do të bëhet ai? /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori