Shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, “Pro Armenia”, ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe, sulltanit turk, Abdul Hamid.
Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, “L’Albanie”, me vendndodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.
Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan.
Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët janë më se aktuale, shkruan GazetaDita.
Ja biseda në vijim:
Abdul Hamid: Mirë se vini Isa Beu.
Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte ! (Unë s’kuptoj turqisht).
Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).
Tahir pasha hyn.
Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.
Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.
Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).
Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë “kaur”; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.
Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.
Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë ? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e Rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik) ; por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët ; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falënderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demonstrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë?!!!
Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit