Poezi nga: Maram al-Masri
Përktheu: Maksim Rakipaj
Rrini të qetë, mos e vrisni mendjen,
të ardhmen tuaj e përgatisim ne.
E përgatisim
me shumë kujdes,
kini besim
por, po patët ndonjë dyshim,
pyesni Historinë, se ju rrëfen shkoqur
shërbimet tona besnike.
Mos na nënvleftësoni,
sepse gjithçka
për ju e bëjmë
vrasim të dobtit dhe të pafajshmit
djegim shtëpitë
dhe mbjellim terror.
Pas rrumpallës dhe shkatërrimit
do të vijë koha e rindërtimit
dhe mund të përpiqeni
të përmbushni projekte të reja,
të shisni tanke të rinj
dhe krijimet tuaja më të arrira
dhe më të shkëlqyera
dhe do të paraqisni krijimet e mia
me krenari
para duartrokitjeve.
Pa vështroni këtë raketë, sa e bukur është,
pa ndotur duart aspak
në një sekondë rrafshon
një fshat,
në dy sekonda një qytet.
Përveç nesh, kush mund t’u zgjatë jetën racës së armëve,
shpikjen e avionëve të rinj,
nëndetëseve dhe kallashnikovëve?
Çka tjetër, përveç nesh, e nxit mençurinë tuaj,
që të fitoni sa më shumë e të sundoni
derisa në sajë të epërsisë suaj ligjet tuaja të jenë në fuqi
dhe morali juaj të fitojë?
Bota ka nevojë për ne
për të bërë historinë
dhe fukarenjtë të vdesin,
por ama,
të vdesin si heronj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3