Kur emocionet mposhtin kilometrat: Gjashtë mënyra për festimin e Ditës së të dashuruarve, nëse nuk jeni afër personit të dashur
Dita e të dashuruarve është festë e bukur, të cilën çiftet e dashuruara me padurim e presin
Mirëpo, nëse jetoni në pjesë të ndryshme të vendit apo të botës, mbase kjo festë për ju nuk është edhe aq romantike. Por, kjo nuk është arsyeja që të mos e festoni!
Qe disa mënyra si ta shënoni Ditën e dashurisë edhe kur nuk jeni afër, transmeton Telegrafi.
1. Festoni festën në ndonjë ditë tjetër
Nëse nuk mund të takoheni më 14 shkurt, mos u brengosni. Festën mund ta festoni në ndonjë ditë tjetër, kur ju përshtatet juve.
2. Bëjini një befasi një ditë para festës
Ai/Ajo mund të marrë një dhuratë (edhe simbolike) në 12 ose 13 shkurt. Një letër dashurie, një email i lezetshëm ose thjesht më shumë vëmendje se zakonisht për ta ndjerë që je aty.
3. Një paketë dhuratash
Kujdesuni vetë për gjithçka. Dërgoji një pako me ëmbëlsirat e tij të preferuara që i mungojnë, një pulovër me aromën tuaj, lule dhe sigurisht një pusullë të vogël. Gjithçka vjen pas kësaj do të jetë emocionuese.
4. Konsumoni një darkë përmes Zoom
Lini diku telefonin dhe kalojeni gjithë natën bashkë. Ndiqni procesin e gatimit të secilit, shtroni tryezën, mbushni gotat në të njëjtën kohë dhe uluni bashkë në tryezë. Ndoshta s’do t’ju shijojë aq shumë sa një darkë në restorant, por është një mënyrë e lezetshme kur jeni larg. Mundësisht porosisni të njëjtin ushqim.
5. Planifikoni një udhëtim
E kemi fjalën për udhëtimin e radhës, kur situata nga pandemia të jetë rregulluar. Flisni për çdo detaj dhe aktivitet që do të bëni atje. Shihni online hotelet, restorantet ku do të shkoni, muzeumet dhe çdo gjë tjetër.
6. Lëreni telefonin derisa t’ju zërë gjumi
Gjesti më romantik se çdo dhuratë e zakonshme Shën Valentini. Duke fjetur pranë njëri-tjetrit edhe pse në largësi, do të ndiheni shumë të afërt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Puthja franceze – hap pas hapi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre