Kur diçka nuk shkon me fanellat e futbollit

Në kohët moderne, fanellat janë më të bukura, nuk janë të rënda me numra të vogël e gjithçka tjetër që i takonte të shkuarës.
Por edhe evolucioni nuk i ka ndaluar gabimet që ndodhin.
Këto gabime iu kanë ndodhur edhe klubeve më të mëdha në botë, ndërsa më poshtë do të shohim disa nga gabimet më interesante ndër vite.
Stema e Wolves mbrapsht
Nelson Semedo luajti në pjesën e parë me një fanellë që stemën e kishte mbrapsht kundër Aston Villas me 4 janar. Ai e ndërroi mes pjesëve.
Në Superkupën e Evropës, në ndeshjen mes Chelseat dhe Liverpoolit, stafi ia kishte shkruar gabim emrin Jorginhos. Edhe vet lojtari nuk e kishte vërejtur. Po ju?
Në pjesën e parë, Zvicrës iu shqyen tri fanella në ndeshjen kundër Francës në Euro 2016.
Ishte gabim që kishte ndodhur në fabrikë, që më vonë u pranua nga prodhuesi.
Iliman Ndiaye kishte mbetur pas stemën e klubit, pasi ajo i ra nga fanella e Sheffiled United.
Emër vështirë që lexohet
Nuk është sikurse i Wojciech Szczsnyt, por edhe i Zlatan Ibrahimovic ishte i vështirë për tu lexuar në ndeshjen e LA Galaaxy ndaj Toronto.
Suedezi bëri shaka me emrin e shkruar në fanellë 'Irbahimovic'.
Brisbane Roar ishte e detyruar të bënte një lëvizje drastike që numri 77 në fanellën e Eric Bauthack të qëndronte ngjitur në shpinë. Ata përdorën ngjitës.
Portieri me fanellë të Liverpoolit
Portieri Mahdi Solmani që ruante portën e Ghazl El Mahalla, ishte i detyruar të vishte një fanellë të Liverpoolit që të futej në portë, pasi të tijat stafi i kishte harruar.
Sipas mediave lokale, kjo fanellë u ble në një dyqan në qytet, ndërsa u vendos pastaj edhe llogo e sponsorit. /Telegrafi/
















































