LAJMI I FUNDIT:

Kupina: Osmani ka numrin 2 në listë, Kurti mbetet bartës i listës dhe kandidat për kryeministër

Kupina: Osmani ka numrin 2 në listë, Kurti mbetet bartës i listës dhe kandidat për kryeministër

Bekim Kupina, këshilltari politik i u.d të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka larguar nga lista kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  i cili mbante numrin 1.

Kupina ka shkruar se kandidat i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku pjesë e saj është edhe iniciativa e Vjosa Osmanit, mbetet Albin Kurtit, kurse Osmani ka numrin 2, transmeton Telegrafi.


“Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti. Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë”, ka shkruar ai.

KQZ publikon broshurën e kandidatëve, listës së LVV-së i prin Vjosa Osmani
Lexo po ashtu KQZ publikon broshurën e kandidatëve, listës së LVV-së i prin Vjosa Osmani

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, e ku janë fshirë numrat e kandidatëve, të cilëve u është mohuar kandidimi.

Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavriqi me numër 31. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori