Qeveria e Kosovës ende nuk ka një datë të caktuar se kur do ta riprocedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, ndonëse janë bërë më shumë se 4 muaj kur kryeministri Mustafa kishte tërhequr projektligjin nga Kuvendi më 1 shtator.
Zyrtarë të Qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin nuk e kanë mohuar se për miratimin e kësaj marrëveshje nuk i kanë votat e mjaftueshme, ndonëse kanë deklaruar se janë duke punuar që t’i sigurojnë ato dhe se shumë shpejtë do ta dërgojnë në Kuvend.
Por, në Qeveri nuk kanë dhënë përgjigjeje nëse projektligji për shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi, do të dërgohet në Kuvend brenda këtij muaji, dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje më ndonjë subjekt politikë apo deputet të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.
Këshilltari për media i kryeministrit, Faton Abdullahu ka thënë se janë duke punuar për t’i siguruar votat dhe se ta ridërgojnë në Kuvend sa më shpejtë që është e mundur.
“Ashtu sikundër ka thënë Kryeministri Mustafa aktualisht jemi duke punuar në çështjen e demarkacionit dhe ai do të riprocedohet sepse është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, për sovranitetin e vendit tonë dhe për shumë çështje tjera. Ne do të angazhohemi që çështjen në fjalë të mos e prolongojmë pajustifikueshëm. Kjo nënkupton që ta procedojmë sa më shpejt që kjo do të jetë e mundur”, ka thënë Abdullahu të premten për lajmi.net
Përveç deputetëve të opozitës janë edhe disa deputetë të LDK-së e disa të pavarur që janë deklaruar kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje.
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket demarkacionit. Ai për lajmi.net është shprehur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme.
“Lidhje më Demarkacionin unë nuk kam ndërruar aspak qëndrim, nga ana tjetër askush nuk më ka kontaktuar lidhur më këtë çështje. Mendojë së koalicioni nuk i ka numrat , mungon Lista Serbe dhe unë e as deputetët tjerë nuk kemi ndërruar qëndrim”, është shprehur .
Edhe Raif Qela deputet i Lëvizjes për Bashkim nga radhët e grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë se vazhdon të jetë kundër versionit aktual të marrëveshjes më Malin e Zi.
Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, marrëveshja me Malin e Zi duhet të votohet me 2/3 e deputetëve apo mbi 80 vota.
Por, për analistin Behlul Beqaj nuk mund të përjashtohet mundësia që deputetët të ndryshojnë qëndrim lidhur me demarkacionin.
Ai për lajmi.net ka thënë se deputetët e Kuvendit deri tani kanë dëshmuar se nuk janë të vendosur në qëndrimet e tyre.
“Praktika e deri tanishme ka dëshmuar se deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk mund të krenohen së kanë pasur konsistencë sa i përket deklarimeve dhe qëndrimeve të tyre , kështu që nuk e përjashtojë këtë mundësi. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të shkaktohen pasoja që do të jenë më të riparueshme se që do të kishte eventualisht rishikimi eventual i demarkacionit”, ka thënë Beqaj.
Më kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, më 21 shtator marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ishte tërhequr nga Kuvendi për miratim, pas mungesës së Listës Serbe në atë seancë/Lajmi.net/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe