Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik dje ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Automjetet, në të cilin hyn edhe amendamenti që kufiri i vjetërsisë së automjeteve që mund të importohen të rritet nga 10 në 15 vjet.
Megjithëse përkrahje për këtë ndryshim kanë dhënë deputetët e partive në pushtet, opozita dhe shoqëria civile po shprehen kundër këtij vendimi, që sipas tyre ndikon në ndotjen e ajrit dhe rritjen e numrit të aksidenteve në komunikacion për shkak të vjetërsisë së veturave.
Anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do ta përkrahë Projektligjin as në seancë plenare të Kuvendit.
“Unë edhe dje kam votuar kundër në Komision dhe si LDK nuk do ta përkrahim këtë Ligj në lexim të dytë. Arsyeja është se ne mendojmë që nuk është absolutisht e nevojshme që të zgjatet vjetërsia e veturave nga 10 vjet në 15 vite, sa ka propozuar grupi punues dhe Komisioni dje. Kjo ndikon në radhë të parë në ndotjen e ambientit, ndikon gjithashtu në rritjen e probabilitetit për aksidente, domethënë drejtpërdrejt është e lidhur me sigurinë e pasagjerëve të veturave”, tha Bajrami për ‘kallxo.com’.
Sipas Bajramit, të njëjtin konfirmim e ka marrë edhe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Socialdemokrate.
Ndërsa, Dardan Sejdiu nga PSD-ja, dje në mbledhjen e Komisionit ka deklaruar se qëndrimin kundër ndryshimit të Ligjit për Automjete do ta mbajë edhe në seancë plenare.
“Unë kam parë statistika që vjetërsia e veturave ndikon në aksidente me fatalitet dhe këto statistika tregojnë që sa më e vjetër vetura, numri aksidenteve me fatalitet rritet. Kështu që unë jam kategorikisht kundër. Këtë qëndrim do ta mbaj edhe në seancë plenare. I lus deputetët që të reflektojnë në këtë drejtim jo në ambient, por në çështje sigurie”, u shpreh Sejdiu.
Edhe Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili është anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, tha se është kundër ndryshimit të Ligjit.
Në anën tjetër, Ellen Frank Lajqi nga organizata joqeveritare “ERA” ka deklaruar se derisa po diskutohet vjetërsia e veturave të importuara, ndotja e ajrit është një shqetësim i madh për shëndetin mjedisor në Kosovë.
“Unë jam më shumë e shqetësuar se duke e përqendruar diskutimin nëse duhet të lejohet të importohen makina më të vjetra se 10 apo 15 vjet, ne po e drejtojmë bisedën larg nga adresimi i faktit se ka shqetësime të mëdha në lidhje me sasinë e emetimeve nga makinat që janë aktualisht në Kosovë”, u shpreh Frank-Lajqi.
Me gjithë kundërshtimet, Muharrem Nitaj, kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, është shprehur optimist se Ligji do të kalojë në Kuvend.
“Jam i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në seancë plenare. Si kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, e falënderoj deputetin Mërgim Lushtaku si dhe gjithë anëtarët e Grupit për punën e bërë! Votimi i sotëm korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve!”, shkroi ndër të tjera Nitaj në Facebook pas mbledhjes së Komisionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria, Britania e Kosova deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit, bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin
Hamza: Zgjedhjet janë mundësi që të kthejmë fokusin në preokupimet e qytetarëve
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen