LAJMI I FUNDIT:

Shkumbin Krasniqi flet për punësimin e parë në Postë

Shkumbin Krasniqi flet për punësimin e parë në Postë
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shkumbin Krasniqi, vëllai i Alban Krasniqit (bashkëshorti  i Albulena Haxhiut), asamblist në Malishevë, është avancuar para disa ditësh nga pozita e postierit në zyrtar për kujdes ndaj konsumatorëve në Postën e Kosovës.

Ai në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka treguar se me çfarë është marrë para se të hyjë në Postë dhe kur u punësua aty për herë të parë.


Krasniqi ka thënë se trajnimet i ka kryer për oficer me Trupat Mbrojtëse të Kosovës pas luftës, por nuk e kanë pranuar.

“Pas luftës jam kyçur në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ku bëra një karrierë të bujshme, trajnime për të qenë oficer, dhe në vitin 2009 nuk më pranuan në FSK”, tha ai.

“Në vitin 2009 përmes një memorandumi të Trupave Mbrojtëse të Kosovës që disa pjesëtarëve të FSK-së t’u lejohet të punësohen në Postë dhe Aeroport kam hyrë edhe unë, por kjo gjë nuk ka ma kthyer krenarinë, për shkak se jam trajnuar për oficer dhe kam përfunduar si postier”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi para disa ditësh është avancuar nga postieri në zyrtar për kujdes ndaj konsumatorëve.

Pozita e postierit ka gradën 3 dhe një pagë rreth 435- 470 euro neto, kurse në pozitën e re Krasniqi ka gradën 7 dhe do të ketë një pagë prej bruto 835 euro, apo 734 euro neto.

Shkumbim Krasniqi është vëllai i Alban Krasniqit, asamblist në Komunën e Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Alban Krasniqi është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori