LAJMI I FUNDIT:

Kumnova, deputetëve: Unë dhe nënat tjera nuk duam t’i mbyllim sytë pa u zgjidhur fati i personave të pagjetur

Kumnova, deputetëve: Unë dhe nënat tjera nuk duam t’i mbyllim sytë pa u zgjidhur fati i personave të pagjetur

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave” në një fjalim emocional para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se nënat dhe baballarët e të pagjeturve nuk duan t’i mbyllin sytë para se të zbardhet fati i personave të zhdukur.

Kumnova në seancën e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, tha se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të ndërmerr sa më parë iniciativë për padi kundër Serbisë për krimin dhe gjenocidin mbi shqiptarët, ndryshe nuk do të dilet borxh të rënëve për liri.


“Ndaljani turrin Serbisë, që të mos ndjehet e fituar në raport me gjithë historinë e saj vrastare. Ky regjim serb rrëmbeu nga shtëpitë e tyre mijëra qytetarë, vrau e zhduku mijëra qytetarë për t’i bartur më vonë në lokacione të ndryshme në Serbi, për të fshehur krimin”, tha ajo.

“Ne familjarët e pikëlluar me humbjen e familjarëve nuk ndaluam asnjëherë së vepruari në kërkim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Rrallë ndonjëherë, e mos të them fare nuk gjetëm përkrahjen nga institucionet vendore e ndërkombëtare, të cilat do të duhej vet të ndërmerrnin iniciativë për zbardhjen e krimeve dhe kthimin e trupave”, u shpreh ajo, raporton Telegrafi.

“Edhe fëmijët tanë ishin shqiptarë e shtetas të Kosovës, të etshëm për liri e atdhe, po ja që Serbia i këputi si lule dhe ua vyshki jetën, duke  i futur në varreza masive. Sot do të duhej të ishin fëmijët tanë këtu, jo prindërit….”, tha Kumnova.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, ajo tha “Pyetni nënat, baballarët, të cilët mbi dy dekada jetojnë në ankth, pritje, ethe, pikëllim e shpresë në mos po buron ndonjë lajm për më të dashurit tanë. Në vend se të akuzojmë njëri-tjetrit duhet t’i ktheheni realitetit sepse posti i deputetit është detyrë fisnike, e jo profitabile”.

“Duhet të shikoheni në pasqyrën e popullit të përvuajtur”, tha ajo.

Kumnova kritikoi edhe Qeverinë e Isa Mustafës dhe ministrin e atëhershëm të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi që i ka vënë në pozitë tejet të vështirë, duke i detyruar të zgjedhin në mes të pensionit të pleqërisë dhe ndihmës shtetërore që jepej në emër të bijve dhe bijave të zhdukur.

“A ka mëkat më të madh të bëhej ky kushtëzim. Kur kërkuam të kthehet Ligji në kuvend, gjërat ngelen në vend, ngeci rrugës….  Ndërsa, Hoti dhe Selmanaj më 13 nëntor 2020 refuzuan dhe nuk e votuan ligjin duke u arsyetuar se është kohë pandemia”, tha ajo.

Ajo kërkoi që të votohet me procedurë të përshpejtuar Projektligji për të pagjeturit me të cilën do të nderohen familjet dhe mbrohen familjet e dëmtuara, të cilat tha se janë shndërruar në raste sociale.

Kumnova nga “Thirrjet e nënave” tha se është Selmanaj që kohë më parë e injoroi temën e të pagjeturve duke e cilësuar si të konsumuar.

“Po t’i kishim bijtë e bijat gjallë ndoshta do të ishin si ju deputetë, qeveritarë, profesor etj….”, tha Kumnova, raporton Telegrafi.

Ajo duke folur për temën e personave të pagjetur në dialogun Kosovë-Serbi, kërkoi që të jenë edhe dy nëna, pasi sipas saj janë të gatshme të ballafaqohen me fakte me Serbinë.

“Nuk dua t’i  mbyll sytë dhe asnjë nënë si unë pa na u kthyer më të dashurit tanë nga varrezat e Serbisë”, tha në fund Kumnova.

Fjalimin e Kumnovës mund ta ndiqni nga minuta 14:30. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori