LAJMI I FUNDIT:

Kumbaro: Shqipëria synon të tërheq turistët japonezë, shpenzojnë shumë

Kumbaro: Shqipëria synon të tërheq turistët japonezë, shpenzojnë shumë

Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania nga Tokyo, arsyen se pse ajo është pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama në Japoni.

Kumbaro tha se synimi është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë.

Ministrja e turizmit i cilësoi turistët japonez si më të lakmueshmit në treg, pasi udhëtojnë shpesh dhe shpenzojnë shumë.


Ajo shtoi se duke qenë se Shqipëria është një destacion i largët për japonezët, ajo do tu ofrohet si pjesë e tureve për Ballkanin.

“Japonia është një treg shumë intersant, turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numri të turistëve jazponezë, diku te 7 mijë turistë në vit.

Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez.

Duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit. Turisti japonez prej vitesh viziton, Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në intinerarin e tyre”, tha Kumbaro. /Telegrafi/