LAJMI I FUNDIT:

Kultivonte kanabis në një shtëpi në Malësi të Madhe, arrestohet 23-vjeçari, pronari në kërkim

Kultivonte kanabis në një shtëpi në Malësi të Madhe, arrestohet 23-vjeçari, pronari në kërkim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një shtëpie dy katëshe, e përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin, tha policia.


Në pranga u vu shtetasi Xh. Gj., 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori