LAJMI I FUNDIT:

Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet gjakovari

Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet gjakovari

Policia ka arrestuar sot një person në rajonin e Gjakovës, për shkak se në oborrin e të njëjtit ka gjetur 148 bimë, që dyshohet të jenë Kanabis Sativa.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se “më 16.07.2021,  Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjakovë”.


“Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale 148 bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen.

“Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies. Me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është  konfiskuar një armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori