Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe akademiku Muhamedin Kullashi ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm, siç dëshmohet nga letrat e presidentit Donald Trump dhe Sekretarit Marco Rubio.
Kullashi theksoi se këto letra drejtuar presidentes Vjosa Osmani, konfirmojnë mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për Kosovën si një shtet sovran.
“Letra që presidenti Trump i dërgoi presidentes së Kosovës është shumë i qartë, sikurse letra e Marco Rubio… Qëndrimet e presidentit Trump sa i përket Kosovës janë shumë të qarta. Janë qëndrim ku shprehet mbështetja e fuqishme ndaj Kosovës për proceset demokratike që zhvillohen në Kosovë që sa vite. Edhe Kosova emërtohen si shtet sovran në letrën e Marko Rubios. Këtu emërtohet si komb sovran…
Këto janë dy letra që kanë një peshë të madhe jo vetëm por Kosovën, por edhe për shtetet e tjera se ato duhet ta dinë që kjo vjen nga SHBA-të. Që ka pasur një rol vendimtar.
Orientimi dhe qartësia e letrës nuk lë vend për manipulime të tjera që mund të vijnë”, ka thënë Kullashi.
Krahas kësaj, Kullashi theksoi se zvarritja e dialogut Kosovë-Serbi i ka shërbyer më shumë Serbisë dhe Rusisë sesa Kosovës.
“Në dritën e këtyre dy letrave, e këtyre dy qëndrimeve mendoj që është mirë që edhe zyrtarët evropianë të kuptojnë që ka zgjatur shumë kjo çështje (e dialogut). Natyrisht edhe pala jonë, kanë vërejtje tjera që i kanë bërë, jo vetëm Serbisë, të cilët si ka konvenuar kjo zhagitje. Në atë masë sa përfaqësuesit nga pala jonë nuk e kanë kuptuar këtë. Se kjo i konvenon Serbisë. Sikurse që dobësimi i marrëdhënieve me shtete aleatë, që kanë pas rol vendimtar në çlirimin e rindërtimin e Kosovës”, ka shtuar akademiku Kullashi.
Ai kritikoi qasjen e deritanishme të Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se mungesa e koordinimit me aleatët perëndimorë ka dëmtuar raportet diplomatike dhe ka sjellë një izolim të vendit.
Sipas Kullashit, zgjedhjet që u mbajtën në shkurt mund të jenë një mundësi për të sjellë një qeveri të re me përvojë në bashkëpunimin me aleatët strategjikë.
“Dobësimi i këtyre ka shkuar në dobi të Serbisë. Kjo ka qenë shumë e mirëseardhur edhe për Serbinë edhe për Rusinë.
Me fjalë të tjera mungesa e një bashkëpunimi, koordinimi me fuqitë që kanë pas rol vendimtar.
Kështu që unë besoj që këto do të duhej të tejkaloheni. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin zgjidhje të reja. Të sjellin një frymë të re. Jo frymën e izolimit. Jo frymë e mbylljes së Kosovës, por një orientim tjetër e bashkëpunim. Se Kosova ka pas përvojë bashkëpunimin ndërkombëtar.
Gjatë katër viteve këto vëreje janë bërë rregullisht në llogari të Qeverisë Kosovës. E cila nuk ka gjetë motivim të bashkëpunoj me vendet aleate. Kështu që kjo nuk është punë thjesht e Grenellit, thjesht motivim e tij. Këto janë qarqet diplomatike që e përcjellin në thellësi zhvillimet edhe tek ne. Edhe raportet edhe qëndrimet e zyrtarëve. (raportet) janë të lënduar për shka të mos komunikimit. Për shkak të një mbylltësie. Që lidhet me ide me ideologji të caktuara. Kemi pas rast të dëgjojmë këto kritika që janë bërë në llogari të përfaqësuesve të kësaj qeverie. Ne shpresojmë që këto të tejkalohen me një qeveri te re. Më një qeveri ka pas përvojë me shtet aleate dhe që e dinë se sa është kjo vitale”, ka theksuar Kullashi në FIVE të Dukagjinit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Spasovski: Qeveria nuk ka plan për t’i ndihmuar qytetarët, prandaj hap temën e ndryshimit të stemës

Paqartësitë për formimin e Qeverisë së re, kritikohet procesi i zgjatur i numërimit të votave

Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e shpëtoi në luftë Ramush Haradinajn

A i duhet dialogut Kosovë-Serbi dora e fortë e Trumpit?

Kullashi komenton letrën e Trump: Qëndrimi i ShBA-së për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Haradinaj tregon se kush nga ish-krerët e UÇK-së këndonte në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë