LAJMI I FUNDIT:

Kujtesa me super ofertë për qytetin e Pejës

Kujtesa me super ofertë për qytetin e Pejës

Kujtesa sot lansoi ofertën e radhës të dedikuar vetëm për qytetin e Pejës, e cila mbulon dhe tejkalon çdo nevojë të komunikimit.

Me një super çmim, për vetëm 11.99 euro, qytetarët e Pejës gjatë gjithë muajit tetor, mund të përfitojnë nga oferta dhe 5 shërbime premium, të cilat i përmban kjo ofertë.

Për herë të parë në Kosovë, Kujtesa sjell në shtëpitë e Qytetarëve të Pejës internet me shpejtësi deri në 250 Mbps, së bashku me ‘wireless modem’. Përveç kësaj, Oferta përmban 2 resiverë me mbi 200 kanale argëtuese për dy televizorë.

E patjetër që kësaj, Kujtesa ia ka bashkangjitur edhe ligat më ekskluzive të Sportit Botëror, të cilat transmetohen në high definition (HD), vetëm në platformën e Kujtesa.

Këto liga përfshijnë: Champions League, Europa League, Super Liga Turke, Bundesliga Gjermane, Kupa e Spanjës ‘Copa del Rey’, NBA dhe Euroligën e Basketbollit.

Edhe kësaj radhe, për familjen tuaj, Oferta përmban nga 4 numra të Zmobile, secili me nga 5€ mbushje.

Për të përfituar nga Oferta, qytetarët e Pejës mund të vizitojnë dyqanin e Kujtesa në qendër të qytetit, Rruga Mbretëresha Teutë, tek Bankosi i vjetër.

Shumë shpejtë, sikurse me kampanja në Prizren e Pejë, Kujtesa do jetë me Oferta të dedikuara për secilin Qytet, në shtëpitë tuaja. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar