LAJMI I FUNDIT:

Kujtesa përkrah fushatën “Ti je një luledielli”

Kujtesa përkrah fushatën “Ti je një luledielli”

Kompania lidere Kujtesa ka mbështetur fushatën e Albana Osmanit “Ti je një luledielli,” e cila ka një kauze të veçantë, qe vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Hemato-Onkologjisë të Klinikes së Pediatrisë në “Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.

Kujtesa sot ka blerë 739 bluza të krijuara për fushatën “TI JE NJË LULEDIELLI” përberë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshem, prodhuar sipas modele të standardeve europiane ISO. Ne këto t-shirts (bluza) është vendosur një Luledielli, simbol gjithëpërfshirës i forcës, shpresës dhe jetës.

Gjithsej 15 mijë euro u mblodhën si fond që ka bërë të mundur blerjen e pajisjeve të reja për në spitalin e repartin e Hemato-Onkologjisë ne QKUK. Qëllimi i projektit është të plotësoj nevojën kryesore që është funksionalizimi i aparaturës flow cinometer për diagnostifikimit e leukemisë tek fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Aktualisht në Kosove një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë të sëmurë nga leukemia, dhe diagnostifikimi i tyre është i domosdoshëm , që të bëhet sa më i shpejtë dhe i sigurtë. Për shkak të mungesës së reagensave mjeket detyrohen që mostrat e gjakut t’i dërgojnë në Austri për diagnostifikimin e Leukemisë tek fëmijët.

Albana Osmani, iniciatore e kësaj fushate, ka falënderuar Kompaninë Kujtesa për mbështetjen më të madhe që kjo fushatë ka pasur deri tash, duke vlerësuar angazhimin e Kujtesës për përmirësimin e kushteve te fëmijëve ne spital pediatrik te QKUK. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar