Në javët që i paraprinë vdekjes së tij, Papa Françesku tregoi edhe një herë qëndrueshmëri në veprimet që ndërmerrte. Akti i tij i fundit ishte i qetë, por tepër i fuqishëm: ai dhuroi më shumë se 200 mijë euro – gjitha kursimet nga llogaria personale – për të burgosurit në burgun për të mitur Casal del Marmo.
Këtë gjest prekës e zbuloi imzot Benoni Ambarus, i njohur si Don Ben, ipeshkëv ndihmës në Romë dhe bashkëpunëtor i afërt i Papës Françesku. Donacioni i Papës ishte i dedikuar për hapjen e një fabrike makaronash në ambientet e këtij burgu të të miturve në Romë.
“Deri disa ditë më parë, Ati i Shenjtë po tërhiqte fjalë për fjalë trupin e tij drejt Reginë Çelit, vetëm që t’i thoshte botës me gjithë fuqinë e tij se duhet të kujdesemi për të burgosurit”, tha Don Ben për La Repubblica dhe shtoi se “pasurinë ua dha atyre – 200 mijë euro nga llogaria personale”.
Kur Don Ben e pyeti nëse mund të llogariste në ndonjë ndihmë, Papa fillimisht i tha se financat e Kishës ishin të shterura. Por më pas shtoi se “mos u shqetëso, kam diçka në llogarinë time”.
Shuma kaloi shumë shpejt nga llogaria e tij dhe do t’u mundësojë të rinjve në burg të ndërtojnë një të ardhme përmes një pune të ndershme.
Në të Enjten e Madhe, vetëm disa ditë para vdekjes, Papa Françesku vizitoi burgun Regina Coeli. Ishte, siç thonë dëshmitarët, i lodhur dhe i dobët, por i palëkundur në misionin e tij.
“E kujtoj si një njeri të lodhur që mezi lëvizte, por me praninë e tij e bëri shumë të qartë nevojën për kujdes ndaj të burgosurve”, tregoi Don Ben dhe shtoi se “për ta, ai ishte si një baba që vdiq. Kjo është ajo që më thanë”.
Fjalët e tij u mbështetën edhe nga Samuele Ciambriello, komisioner për të drejtat e personave të privuar nga liria në rajonin Campania. Duke kujtuar Papën, ai tha se “më lejoni këtë kujtim të dhimbshëm, por të ëmbël. Françesku nuk fliste vetëm për burgjet – ai i bëri ato zemrën e pontifikatit të tij. Hapi Dyert e Shenjta brenda burgut Rebibbia, duke e kthyer atë në një bazilikë”.
Ciambriello përmendi gjithashtu ritin vjetor të larjes së këmbëve të të burgosurve, burra dhe gra, si dhe qindra vizitat që Papa bëri në burgje anembanë botës. Ai theksoi se politikanët duhet ta nderojnë trashëgiminë morale dhe shpirtërore të Papës Françesku me veprime konkrete, si amnistia apo ulja e dënimeve gjatë Vitit Jubilar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë