Prindërit e rinj kanë një bollëk të panjohurash për kujdesin e foshnjës së porsalindur, ndërsa këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë mjaft, duke përvetësuar pasiguritë dhe përballjen me to.
Mos u shqetësoni! Shumica e nënave ndihen ashtu si dhe ju, të pasigurta kur i bëjnë banjë të porsalindurit për herë të parë. Provojeni, megjithë nervozizmin. Shumë shpejt do ta përvetësoni “mbajtjen e sigurt të fëmijës gjatë banjës”.
Të gjithë të porsalindurit mund të lahen që në fillim, pavarësisht nëse i ka rënë apo jo kërthiza. Por kjo nuk është e detyruar. Në muajt e parë asnjë fëmijë nuk ka frikë nga uji, përkundrazi, në ujë të ngrohtë rreth 37°C fëmijët ndihen në mjedis të sigurt.
E rëndësishme: uji duhet të kontrollohet me një termometër uji dhe përfundimisht edhe me pjesën e brendshme të kyçit të dorës apo me bërryl. Banja e përditshme, e këshilluar më parë, nuk indikohet më nga dermatologët. Sot vlen një deri në dy herë në javë. Gjatë banjës duhet që temperatura e ambientit të jetë e ngrohtë, jo më pak se 22°C dhe në dhomën e fëmijës jo më shumë se 18°C.
Fëmijët nuk duhen larë me barkun plot, më mirë prisni edhe një orë pasi kanë pirë. Si fillim mjafton vetëm ujë i pastër, pasi sapuni dhe shampot e ndryshme sulmojnë cipën mbrojtëse të lëkurës së fëmijës, e cila nuk është formuar ende tërësisht.
Mbajtja e duhur e fëmijës gjatë banjës
• Dora juaj e majtë kap krahun e majtë të fëmijës nën sqetull, duke kaluar poshtë kokës së fëmijës, ku gishti juaj i madh mbështetet sipër në shpatullën e fëmijës. Kështu e mbështetni kokën në parakrahun tuaj dhe mund të kapni me dorën tjetër këmbët, kur e ngrini për ta çuar në vaskë.
Me dorën e majtë e mbani dhe me tjetrën lajeni.
• Rrotullojeni tani – gjoksi i tij mbështetet tek parakrahu juaj i majtë, dhe kapeni përsëri me dorën tuaj të majtë, tani krahun e djathtë të fëmijës. Mund t’i lani tani pjesën e kurrizit.
• Për ta nxjerrë nga vaska kapeni po ashtu si në fillim kur e futët në vaskë.
– Gjithmonë në fillim hidhni në vaskë ujë të ftohtë, pastaj ujë të ngrohtë, përziejeni mirë, përpara se të provoni temperaturën; mos shtoni asnjëherë ujë të nxehtë nëse fëmija është në vaskë;
– Mos e lini asnjëherë fëmijën vetëm në vaskë; kujdesuni që fëmija të mos ketë mundësi të afrohet te ngrohësja, afër rubinetit të çezmës (nëse e lani në banjë).
Tharja
Gjatë tharjes nuk duhen harruar rrudhat e lëkurës: pas veshëve, poshtë krahëve, tek kofshët, pasi lëkura e lagësht është një vend optimal për bakteret dhe mykun. Asnjëherë t’i fërkoni fort këto vende, por butësisht për të ndihmuar qarkullimin e gjakut. Foshnja ka shumë kënaqësi nëse qëndron edhe për pak minuta për të lëvizur këmbët lakuriq – pa rroba dhe para së gjithash pa pelena.
E rëndësishme këtu është temperatura e dhomës, duhet të jetë normale (lexo më poshtë). Ajri i pastër është mjaft i shëndetshëm për të ndenjurat e fëmijës dhe parandalon infeksionet.
Ndërrimi i pelenave
Pelenat për të porsalindurin në vitet e para të jetës së tij janë “veshja” më e rëndësishme. Nëse ai ndjehet mirë pa të, përpiquni ta lini sa më shumë që të jetë e mundur të lëvizë i lirë pa pelena. Ndërrohen pesë deri gjashtë herë në ditë, nëse është e nevojshme, natyrisht edhe më shpesh.
Për pastrimin në kushtet e shtëpisë mjafton ujë i ngrohtë, në fund fshijeni mirë me një peshqir të butë, por jo fort, dhe nëse është e nevojshme lyejeni lehtë me krem. Për rrugës janë ideale letra pastruese të njoma.
Kujdes: Përpiquni të pastroni gjithmonë para-mbrapa, d.m.th., nga para në drejtimin e anusit, në mënyrë që të mos hyjnë mikrobe të zorrës në organet gjenitale.
Pozicioni i duhur i gjumit
Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i rrallë i vdekjes nga asfiksia, prindërit këshillohen sot të mos t’i shtrijnë fëmijët e tyre me barkun poshtë, siç këshillohej deri vonë. Duhet vendosur me kurrizin poshtë apo në brinjë, dhe përpiquni ta ndërroni shpesh pozicionin e kokës.
Temperatura e duhur e dhomës së gjumit
Për foshnjat mund të jetë e rrezikshme nëse ato kanë një temperaturë tepër të ftohtë apo tepër të ngrohtë të ambientit. Ato nuk mund ta rregullojnë ende temperaturën e trupit të tyre. Në javët e para pas lindjes temperatura e dhomës duhet të jetë 21°-22°C, më vonë mjaftojnë 18°C. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të mësojmë fëmijën të heq pelenat dhe të përdor tualetin
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën