LAJMI I FUNDIT:

Kujdes ku i vendosni kalendarët! Një ish-hajn këshillon se si t’i siguroni shtëpitë

Kujdes ku i vendosni kalendarët! Një ish-hajn këshillon se si t’i siguroni shtëpitë

Ju mund të mendoni se kur bëhet fjalë për sigurinë në shtëpi, po bëni një punë të mrekullueshme – sigurohuni që të bllokoni të gjitha dyert dhe dritaret dhe mos mbani ndonjë gjë shumë të vlefshme të dukshme.

Por del se ka ende një numër mënyrash që mund të leni veten të pambrojtur ndaj vjedhësve, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.


Këtë gjë e thotë edhe Michael Fraser, një ekspert i sigurisë që i di shumë mirë mënyrat se si hajnat mendojnë, pasi që dikur ishte një prej tyre.

Kështu, përmes një emisioni televiziv, Fraser ndau këshillat e tij për mbrojtjen e shtëpisë tuaj.

Një nga këshillat e tij më interesante përfshinte një kalendar, diçka që ndoshta askujt prej nesh nuk do të na shkonte ndër mend.

Megjithatë ai pretendon se një kalendar mund të ju vë në rrezik serioz, sepse hajnat mund ta lexojnë nëse është brenda linjës së tyre të shikimit.

“Mos vendosni një kalendar me datat e pushimeve afër dritares – ata do ta kuptojnë se kur do të shkoni dhe kur do të ktheheni nga pushimet”, paralajmëron Fraser.

Sikurse për kalendarët, eksperti gjithashtu mendon se shenjat “ruhuni nga qeni” janë “të pakuptimta”.

Ai shtoi se njerëzit duhet të instalojnë sa më shumë siguri në shtëpinë e tyre të jetë e mundur – sidomos një zile me një kamerë.

“Problemi është se një hajn kërkon një shtëpi me sa më pak siguri”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori