LAJMI I FUNDIT:

Kujdes: Këta aditivë ushqimorë kanë efektin më të keq në sheqerin në gjak

Kujdes: Këta aditivë ushqimorë kanë efektin më të keq në sheqerin në gjak
Getty Images

Patjetër lexoni përmbajtjen e produktit

Stresi, mungesa e gjumit dhe ushqimi janë faktorë kryesorë i rrezikut për rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.


Disa aditivëve ushqimorë posaçërisht do të duhej t’u shmangeni në mënyrë që të parandaloni këtë problem shëndetëso, transmeton Telegrafi.

– Si edhe shumica e produkteve ushqimore, në dukje të parë janë erëza të zakonshme, mund të përmbajnë një sasi të madhe sheqeri. Prandaj, është e rëndësishme gjithmonë ta lexoni përmbajtjen.

Nëse shihni që në produkt ka shurup, dekstrozë apo melasë, mos e blini – tha dietologia Laura Burak për revistën “Eat This, Not That”.

Pra, aditivët ushqimorë të cilët do të duhej t’i shmangni janë:

Keçapi

– Shumica e keçapëve në treg përmbajnë sheqer shtesë, zakonisht në formën e shurupit të misrit me përmbajtje të lartë fruktoze – shpjegoi Burak.

Dihet që konsumimi i shurupit të misrit çon në obezitet, rezistencë ndaj insulinës dhe në diabet.

– Pra, kujdes nga burimet e sheqerit dhe patjetër sigurohuni sa gram sheqer ka në keçap të cilin doni ta blini – ka shtuar ajo.

Mustarda

Kushtoni kujdes, sepse prodhuesit shpesh vënë sheqer në mustardë për ta përmirësuar shijen e saj. Kohëve të fundit mustarda me mjaltë po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, mirëpo as ajo nuk është posaçërisht e shëndetshme.

– Mund t’ju duket që mustarda me mjaltë është më e shëndetshme, por kjo është larg së vërtetës. Mjalti është vetëm një ‘arsyetim’ për t’i shtuar edhe më shumë sheqer produktit – tha ajo.

Salcat e sallatave

Të gjitha llojet e salcave të sallatave që mund të gjeni në supermarkete janë të pashëndetshme sepse ulin vlerën ushqyese të një vakti të shëndetshëm. Dietologia beson se opsioni më i mirë është ta bëni vetë salcën, sepse vetëm kështu do të jeni të sigurt se nuk përmban shumë sheqer.

Salca Teriyaki

Përveç sheqerit, kjo salcë përmban edhe aditivë si niseshte misri dhe shurup misri me përmbajtje të lartë fruktozë, të cilat sigurisht që ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori