LAJMI I FUNDIT:

Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën

Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën

Ekspertët paralajmërojnë: Marrja e analgjetikëve më shumë se dy herë në javë për dhimbje koke dhe migrenë shkakton dhimbje edhe më të forta dhe dhimbje të reja koke, sepse ato zvogëlojnë tolerancën e trupit ndaj dhimbjes

Marrja e shpeshtë e tabletave kundër dhembjeve për të ulur dhembjen e kokës mund të krijojnë rrethin vicioz dhe të shkaktojnë dhembje edhe më të madhe, pretendojnë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Britanik.


Ekspertët kanë zbuluar që njerëzit me dhembje koke, me tension dhe me migrenë duke abuzuar me analgjetikë përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe krijojnë sulme të reja, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi, në rend të parë, ka të bëjë me përdorimin e barnave siç janë kodeina, paracetamoli, ibubrufeni dhe aspirina, të cilat mund të jenë shkaktari kryesor i përsëritjeve të dhembjes së kokës.

Për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave, trupi bëhet rezistent ndaj tyre dhe pacienti kërkon analgjetikë më të fortë dhe pasi kalon efekti i ilaçit, shfaqen simptomat e “zbritjes nga ilaçi”, dmth. dhimbje koke të përsëritura.

– Kush merr disa herë në javë ilaçe kundër dhembjes së kokës zgjohet shpesh me dhembje, sepse kufiri i tolerancës ndaj dhembjes u bëhet më i ulët – thotë drejtuesja e studimit, dr. dr. Anne MacGregor, e cila shpjegon që analgjetikët assesi nuk bën të merren më shumë se dy deri në tri herë në javë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori