LAJMI I FUNDIT:

KUJDES AMAN

KUJDES AMAN

Poezi nga: Dije Demiri Frangu

Kujdes kur i farkon sytë të lutem
dridhem se po të rrjedhin ëndrrat e mija fshehur aty,
frikë se të pëlcet ajo bukuri
e humbëm në ujin e tyre


kujdes të lutem kur luan futboll
se rrëzohesh e eshtrat e mia fluturojnë pastaj fushës
O ende nuk më kanë lënë gjithë mentë, po frikë kam
Unë nuk të kam ty për të mbush mozaikun e fantazisë
Unë dua shiun ta ndiejmë bashkë
Ta lajmë natën deri në zbardhje bashkë
E të më ndihmosh t’i shtri gjymtyrët
Unë nuk të dua për mendjemadhësi
Më duhesh t’ i mbylli ditët e netët t’i ndriti
Më duhesh të më thuash se eci bukur
Se t’ i shtoj të rrahurat e zemrës
Më duhesh, thjeshtë
Të ta bëj kafenë
Ta shtroj mëngjesin me muzat në pjatë
Aman kujdes kur t’i fërkosh sytë
Po m’i pëlcet ëndrrat që kam aty
Kujdes kur luan futboll
Dhe kur hyn në tush, fike bojlerin
Kush do të më thotë
Se unë shkruaj bukur
Se unë eci bukur
Aman