ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë bërë të ditur se kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës tashmë janë regjistruar dhe janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës.

Sipas njoftimit, Qendra Historike e Prishtinës si aset i trashëgimisë kulturore – fushë e konservimit arkitektural me numër unik 4790, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020, ndërsa mbrojtja e saj është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Në njoftim thuhet, se publikimi i kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportal përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e parimit të konservimit të integruar, ku trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes.

Sipas institucioneve, ky proces do të mundësojë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve, planifikim më të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të bazuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Megjithatë, procesi i publikimit të kufijve të perimetrit dhe zonave mbrojtëse do të vazhdojë edhe për asetet e tjera të trashëgimisë kulturore në vend. /Telegrafi/