LAJMI I FUNDIT:

Kufijtë në Ballkan: Gardhi në mes Kroacisë dhe Sllovenisë që zemëron banorët

Kufijtë në Ballkan: Gardhi në mes Kroacisë dhe Sllovenisë që zemëron banorët
Foto: DW

Së shpejti rrushi piqet e për pak kohë mund të fillojë edhe vjelja. Duket se ky do të jetë një fillim i mbarë për Martin Pecaricin. Rreth pesë hektarë me vreshta ka ai në ‘krahinën e bardhë’ këtu në mu në mes të kufirit midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Por 1/3 e vreshtave të Martin Pecaricit, ndodhet në territorin kroatë. E nga Kroacia në Slloveni, në korridorin ballkanik kalojnë gjithmonë emigrant ilegalë. Policia sllovene kërkon tani që të ngrejë një gardhë tjetër me tela.


“Shpresoj që kjo të mos ndodh sepse do të kalonte mes përmes vreshtave. Ata kanë thënë që do ta ngrenë, por meqë kufiri është me zigzag do të jetë shumë e vështirë që do ta ngrenë”, tha Pecarici.

Disa kilometra më tej ndodhet një gardh në lumin Kolpa. Sllovenia ka vendosur gardh në një vijë prej më shumë se 200 kilometrash, rreth 1/3 e kufirit me Kroacinë është e mbyllur me gardhë dhe policët patrullojnë disa herë në ditë përgjatë gardhit. Synimi është të përhapin frikë.

Drejtori i Policisë së Crnomeljit, Boris Korasa tha se synimi është që t’i paralajmërojnë personat që duan të futen ilegalisht në vend, me arsyetimin se ka vende që janë të rrezikshme.

“Ndërkaq, pavarësisht kësaj refugjatët vijnë. Por edhe këtë vit në këtë zonë ka pasur 1000 kalime ilegale kufiri. Dronët kontrollojnë kufirin natë e ditë. Shpesh policia ndjek grupe refugjatësh, pjesë më e madhe e tyre vjen me ndihmën e trafikantëve”, thonë nga policia. /DW/Telegrafi/