Sa më herët që të ishte zgjidhur çështja e Asociacionit, sipas Hajredin Kuçit për Kosovën do të kishte më pak pasoja.
Zyrtari i lartë i PDK-së tërheqë vërejtjen se nëse qëndron marrëveshja e fundit me Serbinë, pasojat e saj do të vërehen edhe pas disa dekadash.
Këtë shqetësim Kuçi e ka ngritur në një intervistë për KosovaPress, ku ka hequr dyshimet se Asociacioni i komunave serbe është pushtet i tretë në Kosovë.
Kjo pasi Kushtetuta e Kosovës njeh vetëm dy pushtete dhe çdo ndryshim tjetër duhet bërë konform saj.
Për ndryshimet eventuale, ai thotë se do të kishte dashur që të respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe të ketë një ekspertizë të theksuar në draftimin e statutit, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar.
“Duhet t’i bindim partnerët ndërkombëtarë, cili është ky draft i mirë, i pranueshëm, por asnjëherë që nuk lejon pushtet të tretë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë them sa më herët të kishte ndodhur raporti me asociacion, më pak pasoja do të kishte. Nëse mbetet në marrëveshjen e fundit, këtë që po e thonë juridikisht të obligueshme, do të ketë pasoja më të rënda dhe mbi të gjitha, definimi territorial, cilido qoftë ai, do të ndikojë negativisht në zgjidhjet që do të bëhen pas 20-30 viteve. Pra, hapat e sotëm në raport me asociacionin, duhet të shihen jo vetëm si të drejta momentale, jo vetëm si zgjidhja e një problemi për të lëvizur tek një çështje tjetër, por duhet të kemi kujdes që të mos mendojmë se po zgjidhim një problem, e po e krijojmë një problem që më vonë do t’i kushtojë edhe vendit, edhe tërësisë territoriale të vendit tonë, por edhe raporteve serbo-shqiptare, por edhe raporteve Kosovë – Serbi”.
Tutje, ai thotë se proceset politike në vend e kanë dinamikën e vet, por edhe limitet.
Sipas tij, krahas Qeverisë së Kosovës, nevojitet edhe një partneritet më i theksuar ndërkombëtar.
“Megjithatë unë mendoj se gjërat po lëvizin dhe duhet të lëvizin më shpejt. Janë disa gjëra që duhet t’i lëvizë vetëm Qeveria e Kosovës, ato që janë për vetëqeverisje në vend. Janë disa gjëra që duhet të kenë konsensus nacional. Me konsensus nacional e kam parasysh konsensusin politik sa më shumë që është e mundur, por minimum 2/3 sa më shumë që është e mundur. Dhe janë disa gjëra që duhet t’i kryejë secili individ dhe secili subjekt veç e veç. Unë besoj se një harmoni të këtyre veprimeve duhet të ketë dhe do ta quaj kështu: ka nevojë për një kohezion të shtuar dhe për një partneritet më të theksuar ndërkombëtar”, u shpreh Kuçi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'