LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: AAK nuk do të dalë në protestën kundër demarkacionit

Kuçi: AAK nuk do të dalë në protestën kundër demarkacionit

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për seancën e 1 shtatorit ku parashihet që në rend të ditës të vihet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi e gjithashtu edhe për protestën e thirrur nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ishte pikërisht AAK-ja që ngriti zërin e para kundër kësaj forme të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.


Kuçi ka thënë se partia që ai i përket më nuk do të protestojë.

“Kemi protestuar sa herë ka qenë e nevojshme. Protestat janë demokratike, por ne e kemi kryer fazën e protestimit. Qytetari e ka dhënë votën e vet përmes protestave të organizuara më herët. Nuk ka pasur protesta më të mëdha të organizuara ndonjëherë.”.

Ai ka thënë se edhe deputetët e pozitës e kanë pranuar se kjo formë e marrëveshjes së Demarkacionit do t’i shkaktojnë Kosovës humbje të territorit.

“Asnjë deputet i koalicionit qeverisës, nuk e ka mohuar që opozita ka të drejtë. Nuk e di se çka kanë deklaruar publikisht, por në bisedat tona të brendshme, ata e kanë pranuar gabimin e Qeverisë”, tha ai.

“Në pjesën e parë të vitit të kaluar AAK-ja pati reaguar me shkresë zyrtare kundër demarkacionit. Ramush Haradinaj, pati tërhequr vërejtjen se raporti i Murat Mehës është gabim. Ne e kishim nisur kundërshtimin në formë institucionale”, tha Kuçi.

“Më pas qeveria e nënshkroi marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin. Në ato kohë, para një viti kishim frikë se do të ratifikohet demarkacioni. As qytetarët e as deputetët s’ishin të informuar mjaftueshëm për punën e demarkacionit”.

Kuçi ka thënë se pëfaqësuesit e popullit në Kuvend kanë pasur kohë të mendojnë se kjo formë e marrëveshjes së Demarkacionit është e gabuar.

“Qëllimi ynë ishte t’i njoftojmë qytetarët se çfarë përmban ky raport dhe pse është i gabueshëm. Deputetët duhet ta dinë se është bërë gabim trashanik me demarkacionin. Shpresojmë se kanë pasur mjaft kohë për tu njoftuar me lëndën dhe se nuk do të votojnë pro marrëveshjes”, tha ai.

“Nëse ratifikohet Demarkacioni, asnjëherë shteti i Kosovës s’do të ketë më mundësi ta bëjë përmirësimin. Mos-ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, është komplet proces demokratik. Kuvendi ka të drejtë që me vota të mos e pranojë një marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar nga qeveria. Demokracia e njeh këtë rregull”.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, me deputetët që e dinë se Kosova humbë territor, është jo-demokraci”, tha Kuçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori