LAJMI I FUNDIT:

Ku qëndron lidhja midis hekurit, hemoglobinës dhe rruazave të gjakut

Ku qëndron lidhja midis hekurit, hemoglobinës dhe rruazave të gjakut

Organizmi zgjohet me hekur nëpërmjet ushqimeve; duke u thithur prej sistemit tretës; pra, probleme mund të lindin si nga mungesa e marrjes, ashtu dhe e thithjes.

Hekuri është ndër elemente kryesore që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës, dhe mungesa e tij ndikon direkt në uljen e nivelit të saj, transmeton Telegrafi.

Organizmi zgjohet me hekur nëpërmjet ushqimeve; duke u thithur prej sistemit tretës; pra, probleme mund të lindin si nga mungesa e marrjes, ashtu dhe e thithjes.


Pjesa më e madhe e hekurit të marrë, depozitohet në palcën e kockave dhe shërben për prodhimin e rruazave të kuqe. Ajo që mbetet (rreth l0-20%) depozitohet si rezervë në mëlçi, shpretkë dhe palcën e kockave.

Kjo depozitë shfrytëzohet në raste të veçanta: më e thjeshta, mungesa e përkohshme e hekurit në ushqimin e përditshëm ose gjendje urgjente të krijuara nga humbja e gjakut (hemorragjia).

Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe, që i jep gjakut ngjyrën e kuqe. Nga hemoglobina varet direkt transporti i oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit. Nëse ajo pakësohet; atëherë mungesën e oksigjenit do ta vuajnë shumë organe e sisteme të trupit.

Rruazat e kuqe. E veçanta është se jeta e tyre është e shkurtër, mesatarisht 120 ditë; mandej shkatërrohen: kryesisht në mëlçi dhe në shpretkë, për t’u zëvendësuar me të reja të prodhuara në palcën e kockave.

Eritrocitet kanë për funksion kryesor transportin e oksigjenit nga mushkëritë në drejtim të pjesëve të tjera të trupit dhe bartjen e gazit karbonik, prej tyre, në drejtim të mushkërive (ku bëhet shkëmbimi i gazeve). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori