LAJMI I FUNDIT:

Ku mbeti ‘Fisniku’ i “Famljes Moderne”? Ernest Malazogu rrëfen jetën mes teatrit dhe filmit

Ku mbeti ‘Fisniku’ i “Famljes Moderne”? Ernest Malazogu rrëfen jetën mes teatrit dhe filmit
Ernesti dhe i biri

Ai u bë i njohur në saje të serialit më të shikuar shqiptarë, “Familja Moderne”.

Por, Ernest Malazogu njihet edhe si aktor i teatrit dhe punëtor i zellshëm.


Karrierën e filloi në skenat e teatrit në Prizren dhe luajti në shumë projekte me karaktere të ndryshme.

Ai në një intervistë për Telegrafin tregon disa të pathëna deri më tani në publik.

Ernest Malazogu, kohët e fundit jeni larguar prej projekteve televizive. Na tregoni sa ju mungon angazhimi para ekraneve?

E vërtetë që jam larguar nga ekrani ka më shumë se 10 vite, më mungon sidomos Familja Moderne, por nuk kam humbur shumë sepse jam në teatër dhe e kam publikun pranë vetes.

Ernest Malazogu dhe Luan Jaha

A keni menduar të ktheheni sërish me ndonjë projekt të serialit apo filmit?

Po kam menduar me u kthye në serial dhe besoj së shpejti do të më shihni në një projekt të ri. Mendoj që prej janarit do të filloj me xhirimet. Hollësisht nuk mundem me ju tregu pasi që gjërat ende nuk janë kristalizuar.

Publiku ju njeh më shumë si Fisnik Alltiparmak. Na thoni sa ju mungon seriali “Familja Moderne”?

Po Familja Moderne zë vend te veçantë në karrierën time është një prej periudhave, ngjarjeve më të mira që më kanë ndodhur deri me tash. Lirisht mund të them se ka qenë një familje e vërtetë, edhe pse jam kyçur pak më vonë në serial. Unë e kam ndier vetën si anëtare e familjes thuajse jam prej fillimit aty, falë kolegëve producentit dhe regjisorit bashkë me skenaristen e serialit, të cilët më kanë pranuar si anëtare të familjes.

A keni kontakt me ndonjërin prej artistëve të serialit që ishte ndër më të shikuarit në Kosovë?

Po kam kontakte me të gjithë, por më së shumti me Luan Jahën

Tashmë jeni kthyer në skenat teatrale. Cila është puna më e vështirë – aktor i teatrit apo filmit?

Mmmmm nuk mund të ndahen njëra prej tjetrës sepse të dyja kërkojnë punë, mund, përkushtim në maksimum, por teatri ndoshta është pak më i ndishëm ndaj publikut sepse është i gjallë dhe ndodhe aty për aty.

Keni realizuar shumë projekte – cilin e vlerësoni më së shumti?

E vërtetë që kam pasur projekte nuk mund të them shumë ashtu si e keni cekur ju, por jam vlerësuar edhe me film si aktori më i mirë. Edhe me teatër si aktori më i mirë, kështu që nuk di t’i ndajë

Çka llogaritni suksesin tuaj më të madh në jetë dhe në karrierë?

Suksesi më i madh në karrierë sigurisht familja ime, nëna, gruaja dhe dy djemtë. Nuk e di qysh më durojnë sepse më shumë jam jashtë shtëpisë.

Çfarë mendoni për kinematografinë e Kosovës – jemi në rrugën e duhur apo kemi ngecje?

Për kinematografinë mendoj që jemi në rrugë të mirë sepse është vërtetuar tash më kjo punë edhe me regji, realizim, aktor, teknik, tema edhe me…, por na duhet akoma më shume përkrahje financiare.

Ernesti dhe i biri

Ju jeni edhe prindër. Na tregoni se si është një ditë e zakonshme e Ernestit?

Eh dita e zakonshme natyrisht kur nuk kam punë profesionale dal në lokalin tim, i cili quhet Kafiç në Prizren. Këtu ku edhe jetoj, nuk shpëtoj as këtu pa ndonjë obligim apo ndonjë punë tjetër se lokali ka shumë kërkesa imtësia, porosi etj. Po edhe këtu e gjej veten se kam punë me një klientelë shumë të mir’.

Cila është thënia juaj e jetës?

Thënia të cilën e përdori më shpesh – SHNET

Ernest, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Cili do ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

U dëshiroj shqiptarëve më shumë dashuri mes vete. Një fjalë e bukur e juaja, mund ta bëj të lumtur dikë tjetër. Mendoni pozitivisht.

Në trend

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori