Poezi nga: Andre Frenaud (nga përmbledhja “Nuk ka Parajsë”, 1962)
Përktheu: Mensur Raifi
Ku është atdheu im? Është në poezi.
Nuk ka vend tjetër ku dua të pushoj.
Varr i gjallëruar me rrjedhë lëngjesh.
Jeta ime e vdekur aty këndon gjithë me zë
të freskët
Merre në zërin tënd, do të dëgjosh të
bërtasë
gjithësia që me afsh aty ndërtoi folenë
dhe iku në tollovi. Në cicërimën e
çuditshme
të zogjve e njoha veten dhe u linda përsëri
me rrufe, e cila më tret në unitet
me fjalën time të re.
Ja ky është atdheu im, qafore e vdekjes sime,
nderimet që i erdhën njeriut të lënë në
harresë,
djep i rrezatuar ku nuk frikohem kurrë.
Një kështjellë e shumëfishtë që e yllëzon
natën e gjatë
me energjinë e gjithçkafes në dhembjen e
pambarim
ia zë vendin shtresës, veprimi as dashuria
s’janë të kota,
bota komunikon me njeriun.
Ku është atdheu im? Është rreth e rrotull
shtegut.
Rajonet kryqëzohen, ndonjëherë koha
hapet e tëra.
Kam luftuar me tokën, m’u rritën forcat.
Tërbimi ngec para përpjekjes, afshi
kuptimësohet.
Nëse nuk më dërmon, fatkeqësia duhet të
shkëlqejë.
Vazhdoj shtegut, kam besim, shikoj qartë.
Kam unë ca lëndime, pres të tjera vuajtje.
Pres të tjera gëzime, përshëndes jetesën.
Çdo send e kam atdhe dhe mund ta marr
në shpinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta në komunizmin shqiptar
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
EZRA POUND
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur