LAJMI I FUNDIT:

KTM po ndërton “super motoçikletën” elektrike

KTM po ndërton “super motoçikletën” elektrike

Kanë kaluar një dekadë nga lansimi i modelit KTM RC8. Edhe pse motori kishte pikat e tij të forta, ajo kurrë nuk kishte rezultate mjaft të mira në shitje.

Dhe tash kompania po vjen me një super motoçikletë, duke thënë se është koha që kompania ka nevojë të hyjë fuqishëm në tregun botëror me një motoçikletë të fortë, që do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i RC8, transmeton Telegrafi.


Dizajni i saj është unik dhe përfshin një numër të madh karakteristikash interesante që janë shumë tërheqëse.

Pjesa e pasme mbart një rezervuar karburanti, dhe së bashku me sediljen, krijon një hendek vizual interesant përgjatë pjesës qendrore të motorit. /Telegrafi/