Kthema 1 Cent’ bëhet me logo për vetëm 1 cent!

‘Kthema 1 Cent’ nga sot ka logo. Iniciativa për vetëdijësimin e qytetarëve kundër dukurisë negative të ndaljes së centëve nëpër arkat e qendrave tregtare të Kosovës ka gjetur mbështetje nga kompania e komunikimit Rrota Creative Studio me punimin e logos, e cila për të shenjëzuar iniciativën, ka kushtuar simbolikisht 1 cent.
“Ne falënderojmë Rrotelat për bashkëpunimin dhe vullnetin e treguar në realizimin e kësaj logoje domethënëse, me dëshirën që të përcjellim mesazhin e rëndësisë së 1 centëve të ndalur”, thuhet në njoftimin e dërguar nga përfaqësues të kësaj iniciative. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































