Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka deklaruar se vetëm të dielën ka mundur të fillojë puna normale në “Trepçë” pas evitimit të avarisë në trafostacionin elektrik në “Trepçë”, që për disa ditë e kishte lënë pa rrymë qytetin e Mitrovicës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Është kthyer të dielën puna normale në minierën e Stan Tërgut, pasi që KEDS-i ka arritur ta evitojë avarinë në trafostacionin elektrik në “Trepçë”, e cila për disa ditë la pa rrymë edhe gjithë qytetin e Mitrovicës. Të martën pas djegies së trafostacionit elektrik brenda objekteve të ndërmarrjes “Trepça” minatorët e ngujuar në minierë kishin dalë pa problem nga horizontet, por puna nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Xhevdet Tahiri, ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, i tha “Zërit” të dielën se vetëm të dielën ka mundur të rifillojë puna normale në “Trepçë”.
“Nga sot (e diele) ka rifilluar puna normale në minierën e Stan Tërgut. Avaria në stacionin elektrik në ‘Trepçë” ka bërë dëme të pariparueshme, megjithatë me përpjekjet maksimale të KEDS-it dhe të KOSTT-it gjendja është sanuar dhe tani edhe prodhimi është duke shkuar normalisht. Unë kam biseduar sot me ata të minierës dhe jam informuar se gjithçka tani është në rregull dhe se ndërrimi i parë është duke punuar, gjithashtu edhe ndërrimi i dytë e i tretë”, ka thënë Tahiri për gazetën “Zëri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City