LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në rigjykim rasti i Aulon Zekës

Kthehet në rigjykim rasti i Aulon Zekës

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 16. Prill në rastin e të miturve G.H., R.G., dhe L.Ll. Çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

Tre të miturit akuzohen se kanë vrarë 16 vjeçarin Aulon Zeka më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.

Personat në fjalë ishin shpallur fajtor nga ana e shkallës së parë dhe atë :

G.H. për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve“me ç ‘rast  ishte dënuar më 9 vjet e  gjashtë muaj burgim,

E mitura R.G. për veprën penale “Dhënie e ndihmës se kryesit, pas kryerjes se veprës penale”.

Asaj gjykata i kishte shqiptuar  masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo-  korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Ndërsa të mituri  L.Ll. për shkak të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” nga,  i ishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes se shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,

Kolegji prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit,  pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar por e dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së instancës më të ulet duhet të anulohet pasi që i njëjti përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori