LAJMI I FUNDIT:

Kthehen nga Siria, përfundojnë në pranga në Kosovë – nga shoqëria civile thonë se s’ka programe për riintegrimin e tyre

Kthehen nga Siria, përfundojnë në pranga në Kosovë – nga shoqëria civile thonë se s’ka programe për riintegrimin e tyre

Kthimi i personave nga luftërat e huaja po vazhdon të sjellë probleme në Kosovë. Nga shoqëria civile thonë se për riatdhesimin e tyre në Kosovë ende nuk ka një program të caktuar.

Rrugën për në Siri e kishte marrë në nëntor të vitit 2015.


Atje, personi me inicialet H.S, i ishte bashkuar grupit terrorist ISIS, ndërsa për shtatë vjet kishte qëndruar në vatra lufte.

I njëjti është kthyer në Kosovë para dy ditësh, pas një operacioni special të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ajo e Shqipërisë dhe nën asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, me t’u kthyer në Kosovë, H.S është arrestuar ndërsa me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykata i ka vënë masën e sigurisë prej një muaj paraburgim.

Fat të njëjtë ka pasur edhe i dyshuari Y.B që po ashtu është riatdhesuar.

Që të dy dyshohet se kanë kryer veprën penale “Bashkim apo Pjesëmarrje në Ushtrinë apo Policinë e huaj”.

Por, këta dy persona nuk janë të vetmit që kanë marrë pjesë në grupe terroriste në Siri sikur ISIS apo Al Nusra.

Në muajin prill të vitit 2019, në një operacion të fshehtë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u riatdhesuan 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë të IS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë, si dhe më 17 korrik 2021, institucionet e Kosovës riatdhesuan 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri.

Dy vjet pas këtij aksioni, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Kosova nuk ka program konsistent për të kthyerit nga vatrat e luftës dhe për riintegrimin e tyre.

“Problematike është se s’ka pasur konsistencë të programeve për të kthyerit nga Siria, kanë qenë programe ad-hoc dhe s’ka pasur një sistem për t’iu qasur më një program mirë të planifikuar për ta”, ka thënë Shpat Balaj nga QKSS.

Për rrezikun që paraqesin këta persona është folur mjaft shumë por duket se institucionet e vendit në këtë pjesë kanë ngecur.

Sipas Balajt, vendi ynë duhet të bëjë një vlerësim për rrezikun radikal që këta persona mund të përcjellin.

“Nuk kom pa se është bërë një vlerësim i rrezikut për këtë kategori edhe me kthimin e qytetarëve të tjerë. Duhet të bëhet një vlerësim specifik të pasojave që munden ti kenë ata persona për shkak të traumave. Është më rëndësi bërja e një vlerësimi për rrezikun radikal që këta persona mund ta bartin”, shtoi Balaj.

Ndërkohë, pavarësisht numrit të kthyerve në Kosovë, ka ende kosovar të cilët gjenden në vatra të luftës.

Një gjë të tillë e pohon edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

“Institucionet duhet të angazhohen bashkë më partnerët që të rikthejnë edhe personat e tjerë që gjenden në zonat e luftës”, është shprehur Elezi.

Këta persona të cilët marrin pjesë në luftëra të huaja, ndiqen penalisht në Kosovë sipas një ligji të miratuar në vitin 2015 e ku dënimi parashihet të shkojë deri në 15 vjet./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori