LAJMI I FUNDIT:

Kthehen edhe 149 kosovarë nga Evropa

Kthehen edhe 149 kosovarë nga Evropa

Ambasada e Kosovës në Paris ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar për në Kosovë edhe 149 qytetarë, shtetas të Kosovës, shumica prej të cilëve ishin duke qëndruar në Francë.

Përmes një komunikate për medie, ambasada ka njoftuar se 110 nga shtetasit kosovarë që u riatdhesuan sot kanë qenë duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër.


“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër. Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë”, thuhet në komunikatën e ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori